Sipas saj, edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës do thonë se Kosova nuk e ka prioritet anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.
“Në qoftë se arrihet një marrëveshje përfundimtare Kosovë-Serbi, nuk ka nevojë të bëhet rrugë tjetër anësore për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare e që është shumë e vështirë. Kosova së bashku me SHBA-në ka lobuar dhe ka dështuar si në Interpol si në UNESCO, po ashtu në çfarë do lloj organizate tjetër ndërkombëtare. Jam e bindur se edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës do thonë se nuk është prioritet fare”, tha Lama në emisionin “Këndi i Debatit”.
Ndërkaq, Lama tha se një marrëveshje përfundimtare që përfundon me njohje reciproke, do t’i hapte Kosovës në mënyrë automatike rrugën për në OKB dhe në organizatat tjera.