TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
11 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
11 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Zbardhen përgjimet e policëve të arrestuar në Morinë

nga Besarta Mehmeti
10 Prill, 2022
0
A A
Zbardhen përgjimet e policëve të arrestuar në Morinë

Abcnews.al ka zbardhur një pjesë të përgjimeve që kanë fundosur efektivët e policisë në pikën e kalimit kufitar në Morinë, të arrestuar për shpërdorim detyre dhe korrupsion. Në bisedat telefonike të përgjuara flitet për shuma parash në këmbimit të kalimit në kufi. Siç kuptohet nga përgjimet efektivët u merrnin lekë nën dorë qytetarëve dhe më pas ryshfetin e ndanin me njëri-tjetrin. Në një prej episodeve të përgjuara dy efektivët Halim Shehu dhe Fatri Iseberi flasin me njëri tjetrin për shumat e kërkuara dhe ndarjen e lekëve.

Nga sa kuptohet nga përgjimet e siguruara nga gazetarja Xhensila Kodra, Halim Shehu ka folur me klientin por ky i ka ofruar 150 mijë lekë, kurse efektivi nuk ka pranuar duke thënë se nuk bëhet pa 250. Këtë bisedë ai e ka ndarë me kolegun Fatri Iseberi. Ky i fundit duket se është dakord dhe me këtë shumë.

“Njëqind e pesëdhejtëshi nuk a keq. Gjendja ka degjeneru prapë (nuk kuptohet qarte) i degjenerum”, thuhet në një pjesë përgjimi për marrjen e lekëve.

Përgjimet e zbardhura dokumentojnë rastet e korrupsionit

Punonjësi i policisë thërret një shtetas, ky dyshohet të jetë koleg

Polici: O Arben….ee ka prure krejt makina ky… sjell makina ky.

Kolegu tjetër Arbeni: (Nuk kuptohet përgjigja)

Polici: O Arben?

Arben.G i drejtohet pasagjerit: Nga je ti?

Shtetasi: Nga Burreli (ne vijim bisede qe nuk mund te transkriptohet)

Polici: Ku është ai djali?

Shtetasi: Iku ne makine.

42.2.4. Punonjësi i policisë Fatri Braha duke ju shpjeguar kolegut me emrin Arben që hyn në kabinë: I thashë tre makina nuk lejohet (ndërkohë vijon bisedën me pasagjerin por nuk kuptohen fjalët). Ndërkohë gjatë kësaj kohe pasagjeri që komunikon hedh një dokument në dukje pasaporte mbi tavolinën e punonjësit të policisë Fatri Braha të mbyllur. Punonjësi i policisë e merr dhe pasi e hap nga brenda pasaporta bie një valute në dukje prerje 10-euro.

42.2.5. Nga verifikimi në sistemin TIMS rubrika hyrje shtetas Shqiptare në këtë interval kohor ora 16:21 deri ne orën 16:25 min, janë përpunuar dokumentet e shtetasve R.LL drejtues i automjetit autoveture dhe shtetasit E.LL pasagjer në të njëjtin automjet.

Duke u bazuar edhe tek biseda e kryer nga verifikimi i mëtejshëm në sistemin TIMS të dhëna personale të shtetasve rezulton se kanë futur një numër të konsiderueshëm automjetesh në R.Sh ku dyshohet se i tregtojnë. Në orën 17:11 min në kabinën ku ende është duke punuar punonjësi i policisë Fatri Braha paraqiten disa shtetas nga Kosova. Biseda e zhvilluar midis tyre dhe punonjësit të policisë për aq sa kuptohet është si më poshtë vijon:

BRAHAF: Tije Arsimi ee?

Shtetasi KS: Po

BRAHAF: Si e ke emrin ti?

Shtetasi tjeter Kosovar: Bajrush dokumenti ka mbaru krejt

BRAHAF: A jeni tre veta?

Shtetasi KS; Katër jemi

BRAHAF: Hape krahun pak uli xhamat se je me xhama te zi….ma jep dokumentin ti

Shtetasi KS; E ka harru

BRANAF: Shko mere ku e ki. A e di familja qe ka ik?

Shtetasi KS; E di

BRAHAF: A keni bo vaksina ju? Testin?

Shtetasi AS: Po e kemi

BRAHAF: Po ato mbrapa? (per disa sekonda fjale qe nuk kuptohen ndërkohe qe ju merr dhe telefonat e kontrollon vaksinat)

Shtetasi KS; Jo vaksinat i kena krejt te tre

BRAHAF: Njoni s’e ka as dokumentin as atë

Shtetasi KS: Për një kafe…

BRAHAF:….Merr ne dore një dokument ne dukje pasaporte brenda se cilës është një kartmonedhe prerje 10-teshe euro dhe e vendos para pajisjes skaner. Deri ku jeni tu shku mor?

Shtetasi Ks; Deri te ditëlindja e axhës. Hajt faleminderit (momenti kur marrin dokumentet dhe lejohen te hyjnë ne Shqipëri.)

43.1. Ajo qe konstatohet është se në mungesë të testeve Covid-19 dhe për shkak se njeri prej shtetasve nuk disponon dokument udhëtimi Fatri Braha në forme presioni ju kërkon shtetasve ryshfet, kërkesë për të cilên ata bien dakord në këmbim të lejimit të udhëtimit për në Shqipëri.

Nga verifikimi në sistemin TIMS rubrika hyrje shtetas të huaj rezulton se në këtë interval kohor nga punonjësi i policisë Fatri Braha janë përpunuar dokumentat e shtetasve Kosovare A.J , B.H. i cili është edhe drejtues automjeti me të cilin udhëtojnë të katërt shtetasit autoveturë si dhe B.Z.

Pasagjeri i katër nuk rezulton të jetë i regjistruar në sistemin TIMS duke argumentuar kështu edhe marrjen e ryshfetit nga punonjësi i policisë Fatri Braha (Pasqyruar te dhënat dhe momenti i dhënies se ryshfetit ne Procesverbal këqyrje marrje dok)./Abcnews

 

Tags: DoganaMorinePolicia
ShareTweet

Postime të ngjashme

“Të shpallet situatë e jashtëzakonshme”, “protesta para Kuvendit” – Analistët flasin për daljen nga kriza

“Të shpallet situatë e jashtëzakonshme”, “protesta para Kuvendit” – Analistët flasin për daljen nga kriza

Bajrami i reagon Rizvanollit: Hajde në debat deputete

Rizvanolli: Bandat kriminale po kundërshtojnë faturimin e energjisë në veri, jo qytetarët

Rizvanolli: LDK po të brengosej për qytetarët nuk do të bllokonte formimin e institucioneve

Si shpërtheu zjarri që shkatërroi një shtëpi në Suharekë?

Si shpërtheu zjarri që shkatërroi një shtëpi në Suharekë?

“Të shpallet situatë e jashtëzakonshme”, “protesta para Kuvendit” – Analistët flasin për daljen nga kriza

“Të shpallet situatë e jashtëzakonshme”, “protesta para Kuvendit” – Analistët flasin për daljen nga kriza

Bajrami i reagon Rizvanollit: Hajde në debat deputete

“InfoNata” 12.05.2025

“InfoNata” 12.05.2025

Rizvanolli: Bandat kriminale po kundërshtojnë faturimin e energjisë në veri, jo qytetarët

Rizvanolli: LDK po të brengosej për qytetarët nuk do të bllokonte formimin e institucioneve

Egnatia mbron titullin e kampionit në Shqipëri

Egnatia mbron titullin e kampionit në Shqipëri

“Matrix” 12.05.2025

“Matrix” 12.05.2025

Taravari: Vendosëm të shkojmë në opozitë

Taravari: Vendosëm të shkojmë në opozitë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X