tëvë1.info - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info - Lexoje të vërtetën!

VV pret më shumë bashkëpunim nga opozita, IKD kërkon transparencë më të madhe

tëvë1 nga tëvë1
22/01/2023
A A
Statovci: Situata energjetike nuk është e lehtë, e mira është që Ministria tenton të jetë proaktive në këtë
Share on FacebookShare on Twitter

Për gjatë vitit 2022, Kuvendi i Kosovës ka arritur t’i miratojë vetëm 111 ligje, ndërsa afër 50 të tilla presin aminin e deputetëve. në 2022-ën është përballur me jotransparencë të madhe dhe me mungesë të kuorumit në shumë seanca.

Ndonëse sesioni pranveror ka nisur me kohë, nga mazhoranca presin që këtë vit të përfundojnë Projektligjet që konsiderohen të rëndësishme.

Deputetja e Grupit Parlamentar të VV-së, Jeta Statovci ka thënë se vitin e kaluar kanë arritur t’i miratojnë më shumë se 100 ligje, ndërsa ka thënë se janë tri projektligje do të kenë impakt direkt në ekonominë vendëse.

“Mendoj që në kuadër të vitit të kaluar një dinamizëm të lartë në raport me ligjet e kaluara, pra tërësisht afër 111 ligje e të cilat kanë kaluar në dy lexime dhe 49 ligje të cilat janë në procedurë e sipër, dhe besoj se si hap i parë do të jetë finalizimi në raport me projektligjet janë në procedurë, mirëpo në kuadër të dikastereve një fokus të veçantë do të kemi në raport me ekonominë dhe shëndetësinë. Në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë e cila raporton në komisionin ku jam nënkryetare kemi Ligjin për Investime e të cilat pritet të vijnë dhe ligjin për ndërmarrësi, i cili pritet të vijë. Ndërsa pritet të vijë edhe projektligji për Burime të Ripërtritshme. Këto tri ligje kanë impakt direkt në ekonomi”, u shpreh Statovci.

Prioritet sipas Statovcit do të ketë edhe shëndetësia. Fokus më të madh, thotë se do t’i japin nivelizimit të çmimeve të barnave.

“Fushë tjetër mjaftë e rëndësishme e cila kërkon fokusin e nevojshëm është edhe shëndetësia. Në kuadër të legjislacionit është padyshim edhe nivelizimi i çmimeve të barnave, gjithashtu edhe ligjet tjera që e presin edhe funksionimin e sektorit, ku këtu jam edhe vet shumë kurioze që të shoh materialin e përgatitur dhe të shoh mundësinë e kontributit ndërmjet dy lexime. Për finalizim e tutje jemi në pritje të planit legjislativ për vitin 2023, dhe besoj se pas marrjes së atij plani do të shohim mundësitë se cilat nga ligjet të cilat i vlerësojmë se janë të nevojshme mund të inicohen edhe nga ana e deputetëve”, u shpreh Statovci.

Ndërsa për dështime të seancave shkaku i kuorumit, Statovci pret më shumë përkrahje nga opozita. Thotë se pozitë e opozitë kanë përgjegjësi në raport me interesin qytetar.

“Po kuorumin nënkupton votimin dhe nuk do të thotë se duhet të jetë votim vetëm nga ana e pozitës por pritet të jetë edhe nga ana e opozitës. Ne shohim se në shumicën e seancave kemi mosparticipim total nga ana e opozitës, dhe kështu që barra e sigurimit të kuorumit bie tërësisht në pozitën. Përveç materialit që sjellët nga ana e Qeverisë, materiali që trajtohet nga ana e komisioneve për t’u bartur në seancë, ne shohim që barra e tërësishme në raport me kuorumin, pritet vazhdimisht që të jetë nga ana e pozitës, kurse nga ana e opozitës kanë një raport të përgjegjësisë në raport me interesin qytetar, shohim se nuk kanë qëndrim për e as kundër, duke tentuar që të ketë një bllokadë”, u shpreh Statovci, duke thënë se këtë sesion presin më shumë bashkëpunim me opozitën.

Ndërsa deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajdar Beqa presin që legjislacioni të jetë më efikas.

“Realisht presim që legjislacioni të jetë më efikas, përmbajtësor e mos të ngutet për numra por në secilin ligj të kemi strategjinë legjislative, dhe të merren edhe akterët tjerë dhe të mos bëhen ligje për shembull në fushën e drejtësisë pa akterë të drejtësisë apo në fusha tjera pa akterë përgjegjës, por në të njëjtën kohë ne si PDK kemi edhe një plan që do të kemi disa nisma ligjore që me kohë do t’a informojmë opinionin publik dhe presim me qenë më efikas Kuvendi në cilësi e jo vetëm në sasi”.

E Naim Jakaj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), thotë për Ekonomia Online se 85 për qind të seancave nuk kanë përfunduar.

Sipas tij, barra kryesore për ta siguruar kuorumit bie te mazhoranca.

“Kuvendin e karakterizon një atmosferë e polarizume ndërmjet grupeve parlamentare që përfaqësohen në Kuvendin e Kosovës. Kuvendi nuk ka transparencë të mjaftueshme, për arsye se mungon votimi elektronik, sot qytetarët e Kosovës edhe shoqëria civile nuk e dinë se cili është qëndrimi politik i një deputeti përmes votimit për një ligj të caktuar, ka seanca të papërfunduara me mbi 85 për qind, ka pika të rendit të ditës që janë shqyrtuar në dy apo tri seanca por nuk kanë arrit deri te votimi për shkak të mungesës së kuorumit, dhe ky kuorum nuk po plotësohet për shkak të opozitës por më shumë për arsye të mazhorancës, dhe kjo për neve është tepër shqetësuese”, u shpreh Jakaj, duke thënë se transparenca e Kuvendit lë shumë për të dëshiruar.

Shqetësuese për të është edhe mostranspemtimi i mbledhjeve të Komisioneve. Me këtë rast, Jakaja kërkon që Kuvendi të gjejë një zgjidhje.

“Një problem tjetër në raport me transparencën është transmetimi i mbledhjeve të Komisioneve Parlamentare. Kemi parë arsyetimin e përfaqësueseve politik të Kuvendit se transmetimi është i pamundur për arsye teknike, por ne konsiderojmë që Kuvendi duhet të gjejë formën, dhe konsiderojmë se kjo gjë duhet të zgjidhet këtë vit, në mënyrë që qytetarët ta dinë se çfarë qëndrimi mban deputeti”, u shpreh Jakaj për EO.

Të ngjashëm

Vitia: Nuk ka problem me furnizim të insulinave
LAJMET

Vitia: Nuk ka problem me furnizim të insulinave

09/02/2023
MPJD: Shtetasit kosovarë me të cilët është vënë kontakt, jashtë rrezikut
LAJMET

MPJD: Shtetasit kosovarë me të cilët është vënë kontakt, jashtë rrezikut

09/02/2023
Vlora Çitaku: Lufta në Kosovë ka përfunduar 23 vjet më parë
LAJMET

Çitaku-Kurtit: Kur të darkoni me Lajçakun paramendoni qytetarët të cilëve u keni thënë “Zajednica nuk kalon”

09/02/2023
PDK: Veç Martini ka super-punë në Kosovë
LAJMET

PDK: Veç Martini ka super-punë në Kosovë

09/02/2023
Dështon miratimi i Projektligjit për qeverisje lokale
LAJMET

Kuvendi i Kosovës nuk miraton raportin vjetor të KPM-së

09/02/2023
Ushtarët e FSK-së pajisen me bereta të reja
LAJMET

Ushtarët e FSK-së pajisen me bereta të reja

09/02/2023
Numri i të vdekurve në Turqi dhe Siri është rritur mbi 1 mijë e 800

Turqia merr oferta ndihme për tërmetet nga afro 100 vende

09/02/2023
0

Rreth 95 vende dhe 16 organizata ndërkombëtare kanë premtuar ndihmë për Turqinë pas tërmetit shkatërrues të kësaj jave, tha të...

Vitia: Nuk ka problem me furnizim të insulinave

Vitia: Nuk ka problem me furnizim të insulinave

09/02/2023
0

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, sot u shpreh se çështja e mungesës së insulinave është problem që disa vite, por...

MPJD: Shtetasit kosovarë me të cilët është vënë kontakt, jashtë rrezikut

MPJD: Shtetasit kosovarë me të cilët është vënë kontakt, jashtë rrezikut

09/02/2023
0

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diapsorës së Kosovës (MPJD) ka bërë të ditur se shtetasit e Kosovës, me të...

Vlora Çitaku: Lufta në Kosovë ka përfunduar 23 vjet më parë

Çitaku-Kurtit: Kur të darkoni me Lajçakun paramendoni qytetarët të cilëve u keni thënë “Zajednica nuk kalon”

09/02/2023
0

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, i është përgjigjur kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, rreth deklaratës së këtij të fundit ndaj...

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.