tëvë1.info - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info - Lexoje të vërtetën!

Skeja thotë se personat që keqtrajtojnë pacientët e kanë të sigurt vendin e punës në ShSKUK!

tëvë1 nga tëvë1
24/01/2023
A A
Skeja thotë se personat që keqtrajtojnë pacientët e kanë të sigurt vendin e punës në ShSKUK!
Share on FacebookShare on Twitter

Këtë deklaratë Skeja e bëri duke komentuar rastin e logopedit, Iljasa Fazliu, i cili dyshohet se një muaj më parë ka keqtrajtuar një pacient të moshës 5 vjeçare në klinikën e tij private. Mirëpo, tek tani ShSKUK-ja ka dalë me një vendim për ta kthyer këtë të fundit në vendin e tij të punës.

“Në anën tjetër, krijohet një ambient jashtëzakonisht i dëmshëm në QKUK, ku ti mund të jesh edhe në kamerë për abuzim ndaj pacientit, mund të jesh nën hetime nga prokuroria edhe mund të jesh pa licencë. Mirëpo, tashmë më 5 janar ka filluar procesi i licencimit, por përsëri mund ta mbajnë vendin e punës. E në këtë pikë, gjithçka tjetër është e mundur, çdo individ tjetër që i shkel rregullat e etikës dhe i keqtrajton pacientët, përsëri e ka vendin e sigurt në ShSKUK. Pra, nuk ka rëndësi se çfarë bën. Prandaj, kjo është shumë e dëmshme për shëndetin tonë”, u shpreh kështu Skeja në emisionin “Ditari”.

I pyetur se a i është drejtuar zyrtarisht ShSKUK-së lidhur me kërkesën që logopedi Fazliu të mos e vazhdojë punën, Skeja tha se e ka bërë një gjë të tillë, teksa bëri thirrje që të shkarkohen edhe bashkëpunëtorët tjerë të kësaj çështje.

“Po, mirëpo së pari po shikojmë sa është e gatshme ShSKUK-ja ta rregullojë këtë gabim, e nëse nuk ndërmarrin asgjë, ne do e shqyrtojmë edhe në instanca tjera duke e kontraktuar edhe Inspektoratin Shëndetësorë për t’u siguruar që jo vetëm Iljasa Fazliu të shkarkohet, por edhe individët të cilët janë marrë me këtë rast, e nuk kanë thënë se këtu ka shkelje të etikës. Pra, gjithashtu edhe bashkëpunëtorët duhet të shkarkohen”, tha tutje Skeja në Tëvë1.

Ndërkaq, se a mund të ketë pasoja një vendim i tillë, Skeja tha se pasojat janë të dyanshme, e që sipas tij, abuzime të tilla të qojnë deri në depresion, simptoma të ankthit, e gjithashtu edhe deri tek vetëvrasja./teve1.info/.

 

Të ngjashëm

Në Komunën e Vushtrrisë janë mbyllur pesë shkolla, rrezikohen edhe disa tjera
LAJMET

Në Komunën e Vushtrrisë janë mbyllur pesë shkolla, rrezikohen edhe disa tjera

04/02/2023
Idrizi: Kam pritur që Qeveria do të ndajë mbi 200 milionë euro për të ndalë migrimin e të rinjëve
LAJMET

Idrizi: Kam pritur që Qeveria do të ndajë mbi 200 milionë euro për të ndalë migrimin e të rinjëve

03/02/2023
Shala: Kushtet e Kurtit për Asociacionin janë kushte në thonjëza
LAJMET

Shala: Kushtet e Kurtit për Asociacionin janë kushte në thonjëza

03/02/2023
Lajçak e informon McCardell rreth dialogut Kosovë-Serbi
LAJMET

Lajçak e informon McCardell rreth dialogut Kosovë-Serbi

03/02/2023
Fetoshi: Proceset integruese varen nga dialogu me Serbinë javët e muajt në vazhdim
LAJMET

Fetoshi: Proceset integruese varen nga dialogu me Serbinë javët e muajt në vazhdim

03/02/2023
Ambasadori suedez
LAJMET

Westerlund: Kosova dhe Serbia duhet të nënshkruajnë Planin franko-gjerman

03/02/2023
Në Komunën e Vushtrrisë janë mbyllur pesë shkolla, rrezikohen edhe disa tjera

Në Komunën e Vushtrrisë janë mbyllur pesë shkolla, rrezikohen edhe disa tjera

04/02/2023
0

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi në emisionin "Info Nata" në Tëvë1 foli për rrezikun e mbylljes së shkollave...

Idrizi: Kam pritur që Qeveria do të ndajë mbi 200 milionë euro për të ndalë migrimin e të rinjëve

Idrizi: Kam pritur që Qeveria do të ndajë mbi 200 milionë euro për të ndalë migrimin e të rinjëve

03/02/2023
0

Kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi ka folur për trendin e ikjes së të rinjve nga vendi. Idrizi në emisionin “Info...

Shala: Kushtet e Kurtit për Asociacionin janë kushte në thonjëza

Shala: Kushtet e Kurtit për Asociacionin janë kushte në thonjëza

03/02/2023
0

Azdren Shala nga Partia Socialdemokrate (PSD) i ka quajtur “kushte në thonjëza”, gjashtë kushtet e kryeministrit Albin Kurti për themelimin...

Lajçak e informon McCardell rreth dialogut Kosovë-Serbi

Lajçak e informon McCardell rreth dialogut Kosovë-Serbi

03/02/2023
0

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka takuar ndihmës zëvendësministren kanadeze për...

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.