E këtë mjet të cilin e ka hobi, thotë se do ta përdorë deri në vdekje.
Por hapësira po del të jetë e pamjaftueshme, për Gëzim Krasniqin i cili poashtu çdo ditë e përdorë biçikletën.
Kurse Berat Rakovica nga grupi “Marakli t’Biciklave” po kërkon që më shumë të përdoret ky mjet për lëvizje e edhe hapsirë më të madhe për qytetarët që ngasin ato.
Në shënimin e ditës ndërkombëtare pa makina, niveli qendror e lokal, si organizatorë të këtyre aktivitete thonë se jo gjithmonë është i nevojshëm përdorimi i makinave dhe se duhet bërë maksimumi që të ruhet ambienti.
Në kuadër të aktivitete për Ditën Ndërkombëtare pa Makina, ishte edhe transporti publik falas për qytetarët gjatë gjithë ditës.
Kronika e gazetares Doresa Geci.