tëvë1.info - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info - Lexoje të vërtetën!

Shala: Ka lobim të skajshëm nga Qeveria për t’i krijuar favore GEN-it e linjave të Martin Berishajt për import të energjisë

tëvë1 nga tëvë1
24/01/2023
A A
Shala: Ka lobim të skajshëm nga Qeveria për t’i krijuar favore GEN-it e linjave të Martin Berishajt për import të energjisë
Share on FacebookShare on Twitter

“Fatkeqësia më e madhe është se gjashtë ministra në këtë kohë tubohen me ftesë të ministres së Tregtisë, futin në listë 6 investitorë strategjikë, i trajtojnë pa bazë ligjore dhe marrin vendim me rregullore të shfuqizuar. Pra të njëjtit që kanë votuar për shfuqizim të rregullores. Asnjë analizë, asnjë logjikë juridike”, ka thënë ai në Ditari në Tëvë 1.

Shala ka thënë se një shtet i tërë po punon për të favorizuar importin energjetike, përderisa nuk ka legjislacion dhe energji për krizën energjetike.

“Në njërën anë kemi bllokim të prodhimit energjetik dhe sabotim në remontet e termocentraleve, në anën tjetër ndërpriten investimet në sektorin e energjisë alternative. Ne si do të furnizohemi me energji nëse e ndalim thëngjillin dhe burimet alternative. Parimisht ne jemi në një situatë ku nuk ka asnjë lloj komenti se çka do të bëjmë”, ka thënë ai.

Sipas tij, po bëhet lobim i skajshëm për të favorizuar importin e energjisë, e sidomos kompaninë GEN dhe ato të lidhura me ambasadorin Martin Berishaj.

“Ka një lobim të skajshëm për t’i krijua favore kompanive për import. Sot aferat korruptive janë në piramidën më të lartë të shtetit dhe hapur e themi që është lobim korruptim për të sabotuar prodhimin vendor energjetik që varësia energjetike të jetë ashtu siç nuk duhet të jetë. Kjo kompani është GEN-i, linjat e Martin Berishajt deri tek Albin Kurti. Kjo është e faktuar, nuk kemi asnjë dilemë”, ka thënë Shala.

Sipas tij, për këtë ka edhe fakte.

“Është e faktuar tërheqja e parave kesh, për këtë ka fakte, faktet e dëshmojnë financimin e këtyre linjave dhe fakte që tregojnë se sabotimi në remontin e B dhe zvogëlimi i kapacitetit prej 50 megavatë, pikërisht ka kriju humbje ditore prej 150 mijë euro Kosovës që duhet t’i importojë. Kur ia shtojmë kësaj që edhe A-ja është në remont që 1 vjet, është sabotim për të kriijuar favore këtij rrjeti të dyshimtë shumë dhe në dëm të ekonomisë së vendit”, ka shtuar Shala.

Të ngjashëm

Në Komunën e Vushtrrisë janë mbyllur pesë shkolla, rrezikohen edhe disa tjera
LAJMET

Në Komunën e Vushtrrisë janë mbyllur pesë shkolla, rrezikohen edhe disa tjera

04/02/2023
Idrizi: Kam pritur që Qeveria do të ndajë mbi 200 milionë euro për të ndalë migrimin e të rinjëve
LAJMET

Idrizi: Kam pritur që Qeveria do të ndajë mbi 200 milionë euro për të ndalë migrimin e të rinjëve

03/02/2023
Shala: Kushtet e Kurtit për Asociacionin janë kushte në thonjëza
LAJMET

Shala: Kushtet e Kurtit për Asociacionin janë kushte në thonjëza

03/02/2023
Lajçak e informon McCardell rreth dialogut Kosovë-Serbi
LAJMET

Lajçak e informon McCardell rreth dialogut Kosovë-Serbi

03/02/2023
Fetoshi: Proceset integruese varen nga dialogu me Serbinë javët e muajt në vazhdim
LAJMET

Fetoshi: Proceset integruese varen nga dialogu me Serbinë javët e muajt në vazhdim

03/02/2023
Ambasadori suedez
LAJMET

Westerlund: Kosova dhe Serbia duhet të nënshkruajnë Planin franko-gjerman

03/02/2023
Në Komunën e Vushtrrisë janë mbyllur pesë shkolla, rrezikohen edhe disa tjera

Në Komunën e Vushtrrisë janë mbyllur pesë shkolla, rrezikohen edhe disa tjera

04/02/2023
0

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi në emisionin "Info Nata" në Tëvë1 foli për rrezikun e mbylljes së shkollave...

Idrizi: Kam pritur që Qeveria do të ndajë mbi 200 milionë euro për të ndalë migrimin e të rinjëve

Idrizi: Kam pritur që Qeveria do të ndajë mbi 200 milionë euro për të ndalë migrimin e të rinjëve

03/02/2023
0

Kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi ka folur për trendin e ikjes së të rinjve nga vendi. Idrizi në emisionin “Info...

Shala: Kushtet e Kurtit për Asociacionin janë kushte në thonjëza

Shala: Kushtet e Kurtit për Asociacionin janë kushte në thonjëza

03/02/2023
0

Azdren Shala nga Partia Socialdemokrate (PSD) i ka quajtur “kushte në thonjëza”, gjashtë kushtet e kryeministrit Albin Kurti për themelimin...

Lajçak e informon McCardell rreth dialogut Kosovë-Serbi

Lajçak e informon McCardell rreth dialogut Kosovë-Serbi

03/02/2023
0

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka takuar ndihmës zëvendësministren kanadeze për...

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.