TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
10 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
10 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Sarrazi: Liberalizimi i vizave për Kosovën është nevojë urgjente, Gjermani është pro

nga tëvë1
13 Maj, 2022
0
A A
Sarrazi: Liberalizimi i vizave për Kosovën është nevojë urgjente, Gjermani është pro

I dërguari special për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazi pas takimit, tha se qeveria gjermane qysh përpara luftës apo shtrirjes së luftës së pushtimit të madh të rusëve në Ukrainë, vendosi që Ballkani Perëndimor të jetë një nga prioritetet kryesore të politikës së tyre të përbashkët të jashtme dhe evropiane.

“Është mjaft e qartë për qeverinë gjermane që ne kemi nevojë që Gjermania të jetë qartë dhe të lehtësojë anëtarësimin në BE të gjashtë shteteve, dhe ky është në fakt mandati im, për të lehtësuar procesin tuaj të pranimit drejt Bashkimit Evropian dhe për të promovuar agjendën e gjelbër “, ka thënë ai.

Ai po ashtu foli edhe për liberalizimin e vizave për Kosovën, për të cilën tha se është nevojë urgjente.

“Ne e dimë se në këtë rajon ne kemi një situatë mjaft e vështirë lidhur me vendimet strategjike. Ne po përballemi me çështjen Maqedonia e Veriut – Bullgaria. Ne kemi vërtet nevojë urgjente për liberalizimin e vizave për Kosovën. Pra, është e qartë se nëse liberalizimi i vizave vihet në një listë temash në komisionet vendimtare evropiane, atëherë ne do të votojmë pro dhe ju mund t’i besoni kësaj. Kjo është ajo që ne mund të bëjmë, vota gjermane është pro. Gjithashtu kemi biseduar me partnerët tanë që mendojmë se janë plotësuar të gjitha kriteret. Ne ndjekim qëndrimin e komisionit dhe përpiqemi të jemi bindës në argumentet tona pse është e drejtë dhe e nevojshme ta bëjmë këtë”, tha ai.

Derisa ka mirëpritur edhe aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

“Aplikimi është sjellë nga Donika dje në Strasburg. Gjermania e njeh Kosovën si shtet të pavarur, pra sigurisht, ne vërtet dëshirojmë që Kosova të bëhet anëtare e të gjitha institucioneve që është e mundur. Dhe ne jemi pro këtij aplikimi, do ta mbështesim atë me kapacitetet tona. Dhe gjithashtu, ne do të bëjmë gjithçka që është në fuqinë tonë për të qenë të dobishëm në këtë proces dhe ne do ta koordinojmë këtë me ju”, ka thënë ai.

Gërvalla pas takimit tha se kanë biseduar për shumë tema që lidhin Gjermaninë dhe Kosovë, rajonin si dhe gjendjen gjeopolitike në botë.

“Ne jemi shumë mirënjohës për përkrahjen e vazhdueshme dhe të jashtëzakonshme ndaj të gjitha qeverive që i kanë dhënë Kosovës, jemi të kënaqur që edhe qeveria e re, kancelari i ri në takimin e para do ditëve me kryeministrin Kurti, shprehur se pozicioni gjerman do të jetë edhe më aktiv se sa gjatë muajve të kaluar lidhur me sfidat rajonale në Ballkanin Perëndimor. Procesi i Berlinit është një proces shumë i rëndësishëm i integrimeve rajonale, tregu rajonal po ashtu, prandaj kam kënaqësinë e veçantë që dëgjojë përsëri që Gjermania do të jetë shumë, do ta theksoj edhe më tepër angazhimin e saj rreth këtyre proceseve“, ka thënë ajo./kp

Tags: donika gervallaGjermaniaKosovamanuel sarrazivizat
ShareTweet

Postime të ngjashme

FSK e ShBA nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

FSK e ShBA nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

Sveçla pret në takim Shefin e ri të Misionit të OSBE-së në Kosovë

Sveçla pret në takim Shefin e ri të Misionit të OSBE-së në Kosovë

Thaçi ankohet për mangësi në aktakuzën ndaj tij kundër administrimit të drejtësisë

Thaçi ankohet për mangësi në aktakuzën ndaj tij kundër administrimit të drejtësisë

Sulmi i “Cufës” në Ferizaj, detajet e fundit për rastin

Sulmi i “Cufës” në Ferizaj, detajet e fundit për rastin

Britania përballet me Gjykatën e Lartë nën akuzat për armatosjen e Izraelit

Britania përballet me Gjykatën e Lartë nën akuzat për armatosjen e Izraelit

Lucas Vazquez pritet të largohet nga Real Madridi

Lucas Vazquez pritet të largohet nga Real Madridi

Liverpooli kërkon ta shkëpus yllin e Bayer Leverkusen – Frimpong e do kalimin në Angli

Liverpooli kërkon ta shkëpus yllin e Bayer Leverkusen – Frimpong e do kalimin në Angli

Ancelotti konfirmon dyshimin e Real Madridit për finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Dortmundit

Ancelotti konfirmon largimin nga Reali, gati për Brazilin

FSK e ShBA nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

FSK e ShBA nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

Festivali i Filmit në Kanë ndalon lakuriqësinë në qilimin e kuq

Festivali i Filmit në Kanë ndalon lakuriqësinë në qilimin e kuq

Ndryshim i madh në Eurovision – finalistët do të shpallen në një mënyrë tjetër

Ndryshim i madh në Eurovision – finalistët do të shpallen në një mënyrë tjetër

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X