tëvë1.info - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info - Lexoje të vërtetën!

Rrustemi thotë se Kosova është e interesuar për një dialog të mirëfilltë politik me njohje reciproke në qendër

tëvë1 nga tëvë1
10/01/2023
A A
Rrustemi thotë se Kosova është e interesuar për një dialog të mirëfilltë politik me njohje reciproke në qendër
Share on FacebookShare on Twitter

Rrustemi në “Info Nata” në Tëvë1, tha se Kosova po ashtu është interesuar që përmes dialogut të ketë normalizim të plotë të marrëdhënieve Kosovë – Serbi.

“Kosova është e interesuar për dialog të mirëfilltë politik edhe është e gatshme, e përkushtuar dhe konstruktive pa asnjë dyshim, po ama për dialog të mirëfillt politk, dmth për një dialog për normalizimin e plotë të marrëdhënieve me marrëveshjen finale që njohjen reciproke e ka në qendër”, deklaroi Rrustemi.

Tutje ai u shpreh i bindur se vetëm një marrëveshje që ka njohjen reciproke të qendër normalizon raportet siç tha ai ‘abnormale’ me Serbinë.

“Jemi të bindur që vetëm një marrëveshje e tillë me njohje reciproke normalizon raportet tona abnormale me Serbinë”, tha Rrustemi në Tëvë1.

Deputeti i VV-së, theksoi se Serbia është destruktive, ashtu siç ka qenë gjithmonë, teksa shtoi se kohëve të fundit ka një agresivitet të shtuar sepse sipas tij, po tenton të shmang dialogun për t’a pamundësuar marrëveshjen finale me njohje reciproke.

“Në anën tjetër Serbia është destruktive, siç ka qenë gjithmonë por me një agresivitet të shtuar kohëve të fundit, sepse po tenton të shmang këtë dialog politik për t’a pamundësuar marrëveshjen finale me njohje reciproke”, tha ai.

Madje Rrustemi përmendi edhe çështjen e barrikadave, i cili tha se “ashtu siç i vendosen edhe i hoqën”.

“Të gjitha këto veprime pa pretekste të Serbisë janë incinuata për të krijuar rrethana të tilla që largojnë vëmendjen dhe pamundësojnë këtë dialog edhe barrikadat ishin shprehje e motiveve të tilla të Serbisë që u dëshmuan pastaj ashtu siç i vendosën edhe i hoqën”, tha Rrustemi.

“Është me rëndësi që dialogu të intensifikohet dhe ka një dakordim në Bruksel që ky dialog të kufizohet edhe në kohë edhe në kornizë, deri në marsin e këtij viti”, shtoi ai.

I pyetur se a mund të kemi një marrëveshje deri në marsin e këtij viti, Rrustemi ka thënë se është e mundshme por sipas tij, problemi është që marrëveshja kërkon dy palët.

Rrustemi deklaroi se ata nuk mund të flasin për konstruktivitetin e Serbisë.

“Unë mendoj që është e mundshme por problemi është që marrëveshja kërkon dy palë, ne flasim për qëndrimin, përkushtimin edhe konstruktivitetin e Kosovës, por ne nuk mund të flasim për konstruktivitetin e palës tjetër”, përfundoi Rrustemi./teve1.info/

Të ngjashëm

Lushtaku: Vlera e koeficientit është dëshpëruese
LAJMET

Lushtaku: Vlera e koeficientit është dëshpëruese

01/02/2023
Vlera e koeficientit 105, këto do të jenë pagat në sistemin e shëndetësisë
LAJMET

Vlera e koeficientit 105, këto do të jenë pagat në sistemin e shëndetësisë

01/02/2023
EdGuard: Me ligjin e ri, mësimdhënësit pritet të paguhen 672 euro
LAJMET

Me koeficientin e ri, Presidentja paguhet 1890 Euro, mjeku 777, polici 525 kurse mësimdhënësi 588 Euro

01/02/2023
Murati: Me nivelin e mbështetjes ndaj qytetarëve krahasohemi edhe me shtete si Franca e Austria
LAJMET

Murati: Koeficienti nuk përfshinë edhe shtesën e pagës

01/02/2023
Një i vdekur nga Covid-19 në Kosovë
LAJMET

Një i vdekur nga Covid-19 në Kosovë

01/02/2023
SBASHK në konferencë, pritet t’i bëjë apel nxënësve e prindërve ta respektojnë grevën
LAJMET

SBASHK: Vlera e koeficientit nuk është e kënaqshme por e pranueshme

01/02/2023
Lushtaku: Vlera e koeficientit është dëshpëruese

Lushtaku: Vlera e koeficientit është dëshpëruese

01/02/2023
0

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, ka thënë se vlera e koeficientit e publikuar sot nga Qeveria është dëshpëruese. Ai në...

Vlera e koeficientit 105, këto do të jenë pagat në sistemin e shëndetësisë

Vlera e koeficientit 105, këto do të jenë pagat në sistemin e shëndetësisë

01/02/2023
0

Vlera e koeficientit të pagës për 82 mijë zyrtarë publik për vitin 2023 do të jetë 105 euro. Këtë vendim...

EdGuard: Me ligjin e ri, mësimdhënësit pritet të paguhen 672 euro

Me koeficientin e ri, Presidentja paguhet 1890 Euro, mjeku 777, polici 525 kurse mësimdhënësi 588 Euro

01/02/2023
0

Sipas vlerës së koeficientit të ri të pagave, nga 1 shkurti 2022, presidentja e vendit do ta ketë pagën 1...

Murati: Me nivelin e mbështetjes ndaj qytetarëve krahasohemi edhe me shtete si Franca e Austria

Murati: Koeficienti nuk përfshinë edhe shtesën e pagës

01/02/2023
0

Ministri i Financave, Hekuran Murati, në arsyetimin e koeficientit të pagave me Ligjin e ri në vlerë 105 euro, ka...

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.