Facebook Twitter Instagram YouTube
    tëvë1.info – Lexoje të vërtetën!tëvë1.info – Lexoje të vërtetën!
    • LAJMET
    • RAJONI & BOTA
    • OPINIONE
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • TECH
    • SHOWBIZ
    • LIFE STYLE
    LIVE
    Lajmi i fundit:
    • Faqja e internetit ofron 1,000 dollarë për një çift që dëshiron të ndërtojë mobile IKEA
    • Tesla konfirmon se “platforma e automjeteve të gjeneratës së ardhshme” është në zhvillim e sipër
    • Së shpejti në treg edhe telefoni i mençur Coca-Cola
    • Twitter thotë se përdoruesit do të mund të apelojnë pezullimin e llogarisë
    • A i njihni ushqimet më të dëmshme? Ndiqini këtu
    • Rrudhat e syve – Si t’i largoni me metoda natyrale
    • Vitamina që i duhet trupit për një sistem imunitar të shëndetshëm
    • Beteja të ashpra në lindje të Ukrainës
    • Hiqen disa kamera të vendosura pa autorizim në lagjet e Korçës e Pogradecit
    • A ardhmja e Zinedine Zidane, katër alternativa në sfond
    tëvë1.info – Lexoje të vërtetën!tëvë1.info – Lexoje të vërtetën!
    Home » Prokuroria kërkon paraburgim ndaj 7 personave për 83.5 kilogramët e drogës
    LAJMET 24/02/2022

    Prokuroria kërkon paraburgim ndaj 7 personave për 83.5 kilogramët e drogës

    Prokuroria Themelore në Ferizaj ka bërë të ditur se Departamenti për Krime të Rënda, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh nga Gjykata Themelore në Ferizaj ndaj të pandehurve L.T., O.V.,M.H.,SH.D., F.K., A.K. dhe A.A (shtetas i Republikës së Turqisë),të cilët me vendim të Prokurorit të Shtetit gjenden nën masën e ndalimit 48 orësh.
    Facebook Twitter Email

    Në njoftimin për media nga Prokuroria kanë bërë të ditur se “ekziston dyshimi i arsyeshëm se me datë 23 Shkurt 2022, rreth orës 12:00h në Han të Elezit, përkatësisht në terminalin doganor, të pandehurit duke vepruar si anëtar të grupit pa autorizim kanë transportuar nga Turqia për në Kosovë, substanca apo preparate të cilat janë shpallur me ligj si narkotik, e të cilat substanca kanë pasur për qëllim shpërndarjen, shitjen ose ofrimin për shitje, në atë mënyrë që me rastin e ndaljes dhe kontrollit të automjetit transportues, pronë e kompanisë “Alba Trans” është gjetur dhe sekuestruar substancë e dyshuar narkotike e llojit heroinë me peshë të përgjithshme 83.592gram, e cila substancë narkotike për destinacion ka pasur Prishtinën dhe ka qenë e fshehur në brendi të 32 reflektorëve, me të cilën kanë kryer veprën penale ‘Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e pa autorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’”

    Nga Prokuroria kanë thënë se i pandehurin L.T., pa autorizim dhe në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armët në Kosovë, ka mbajtur në kontroll dhe posedim një revole të markës “Magnum”, me pesë fishekë, e të cilat me rastin e kontrollit nga ana e policisë i gjendet dhe sekuestrohet, me të cilën ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

    “Ndërsa, i pandehuri tjetër O.V.,pa autorizim dhe në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armët në Kosovë, ka mbajtur në kontroll dhe posedim një revole të markës “Ëalther”, që me rastin e kontrollit nga ana e policisë i gjendet dhe sekuestrohet, me të cilën ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK-së”.

    Seanca dëgjimore lidhur me këtë rast do të mbahet neser pasdite në Gjykatën Themelore ne Ferizaj”, thuhet në njoftim. /teve1.info/

    Share. Facebook Twitter Email WhatsApp
    Artikujt e fundit

    Dy gra plagosen me armë zjarri nga një burrë në  Fushë- Kosovë

    28/01/2023

    Katër raste të reja me Covid-19

    28/01/2023

    LDK-ja për propozimin e Muratit për falje të 100 eurove: Amatorizëm politik

    28/01/2023

    Rama për raportet Kosovë-Serbi: Ngadalë, por në drejtimin e duhur

    28/01/2023

    Haradinaj: Njohja është në planin e BE-së, Kurti e vendosi në qendër të marrëveshjes Asociacionin

    28/01/2023

    Kreu i Kaçanikut thotë se nuk u ndihmuan nga Qeveria për dëmet nga vërshimet në vitin 2021

    28/01/2023

    Pesë oficerë të FSK-së diplomojnë në Shqipëri

    28/01/2023

    Ky portal mirëmbahet nga televizioni "Tëvë1". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Tëvë1". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.


    Facebook Twitter Instagram YouTube
    Kontakt:
    Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
    Email: [email protected]
    Tel: +383 48 44 77 00
    © 2023 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
    • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • TECH
    • SHOWBIZ
    • LIFE STYLE
    • FUN

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.