Facebook Twitter Instagram YouTube
    tëvë1.info – Lexoje të vërtetën!tëvë1.info – Lexoje të vërtetën!
    • LAJMET
    • RAJONI & BOTA
    • OPINIONE
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • TECH
    • SHOWBIZ
    • LIFE STYLE
    LIVE
    Lajmi i fundit:
    • Tesla konfirmon se “platforma e automjeteve të gjeneratës së ardhshme” është në zhvillim e sipër
    • Së shpejti në treg edhe telefoni i mençur Coca-Cola
    • Twitter thotë se përdoruesit do të mund të apelojnë pezullimin e llogarisë
    • A i njihni ushqimet më të dëmshme? Ndiqini këtu
    • Rrudhat e syve – Si t’i largoni me metoda natyrale
    • Vitamina që i duhet trupit për një sistem imunitar të shëndetshëm
    • Beteja të ashpra në lindje të Ukrainës
    • Hiqen disa kamera të vendosura pa autorizim në lagjet e Korçës e Pogradecit
    • A ardhmja e Zinedine Zidane, katër alternativa në sfond
    • Dy gra plagosen me armë zjarri nga një burrë në  Fushë- Kosovë
    tëvë1.info – Lexoje të vërtetën!tëvë1.info – Lexoje të vërtetën!
    Home » Policia e Kosovës mbyllë disa rrugë për parandalimin e kontrabandës dhe dukurive tjera kriminale
    LAJMET 24/02/2022

    Policia e Kosovës mbyllë disa rrugë për parandalimin e kontrabandës dhe dukurive tjera kriminale

    Policia e Kosovës ka njoftuar se në orët e hershme të mëngjesit ka realizuar një operacion në parandalimin dhe luftimin e kontrabandës dhe dukurive tjera kriminale.
    Facebook Twitter Email

    Operacioni për parandalimin e dukurive kriminale ka ndodhur në zonën kufitare të rajonit të Prishtinës(Podujevë), Mitrovicës(Leposaviq, Zubin Potok), dhe në Viti e Gjilan.

    Sipas policisë së Kosovës operacioni ka pasur për qëllim, luftimin e parandalimin e kontrabandës, mbajtjen e rendit, zbatueshmërinë e ligjit dhe qetësisë e sigurisë publike, shkruan Teve1.info

    “Përveç tjerash Policia e Kosovës me njësitet e saja relevante të përfshira në këtë operacion policor, ka ndërmarr masat e nevojshme preventive për të parandaluar dhe pamundësuar shfrytëzimin e rrugëve ilegale nga ana e personave të dyshuar, të cilët dyshohet se me mjete të ndryshme kanë shfrytëzuar rrugët ilegale në brezin kufitar që lidhë Republikën e Kosovës me Serbinë dhe Republikën e Kosovës me Republikën e Maqedonisë së Veriut, për kryerje të aktiviteteve kriminale dhe kontrabanduese”, thuhet në komunikatën e policisë.

    Tutje është bërë e ditur se në këtë operacion policia ka përdorur të githë mekanizmat ligjor, autorizimet dhe kompetencat policore, pajisjet dhe njësitet e ndryshme policore për të zbatuar ligjet pozitive, mbrojtjen e rendit Kushtetues, parandalimin dhe luftimin e kontrabandës dhe dukurive tjera kriminale

    “Angazhimi, përkushtimi drejt realizimit të objektivave strategjike nga Policia e Kosovës do të vazhdojë, për të parandaluar aktivitetet kriminale, kontrabandën dhe krimin transkufitar, me qëllim të krijimit të një klime më të qetë dhe me të sigurt të qytetarëve, e në veçanti të atyre që jetojnë në afërsi të brezit kufitar”, ka njoftuar policia.

    Share. Facebook Twitter Email WhatsApp
    Artikujt e fundit

    Dy gra plagosen me armë zjarri nga një burrë në  Fushë- Kosovë

    28/01/2023

    Katër raste të reja me Covid-19

    28/01/2023

    LDK-ja për propozimin e Muratit për falje të 100 eurove: Amatorizëm politik

    28/01/2023

    Rama për raportet Kosovë-Serbi: Ngadalë, por në drejtimin e duhur

    28/01/2023

    Haradinaj: Njohja është në planin e BE-së, Kurti e vendosi në qendër të marrëveshjes Asociacionin

    28/01/2023

    Kreu i Kaçanikut thotë se nuk u ndihmuan nga Qeveria për dëmet nga vërshimet në vitin 2021

    28/01/2023

    Pesë oficerë të FSK-së diplomojnë në Shqipëri

    28/01/2023

    Ky portal mirëmbahet nga televizioni "Tëvë1". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Tëvë1". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.


    Facebook Twitter Instagram YouTube
    Kontakt:
    Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
    Email: [email protected]
    Tel: +383 48 44 77 00
    © 2023 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
    • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • TECH
    • SHOWBIZ
    • LIFE STYLE
    • FUN

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.