Në një postim në Twitter, Lajçak ka bërë të ditur se së bashku me Osmanin kanë diskutuar për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.
“Në New York takova presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. Vazhduam diskutimin tonë për rrugën përpara në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe nevojën për zgjidhje konkrete”, ka shkruar ai.
Presidentja Osmani, në New York, në margjinat e sesionit të 77-të të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, ka takuar edhe zyrtarë të tjerë. /Teve1.info/