“Edhe një herë përgëzoj shkollat dhe mësimdhënënsit që kanë filluar mësimin dhe kërkoj nga të gjithë mësimdhënësit e Kosovës që të mirëkuptojnë situatën, tashmë kur ata dhe familjet e tyre do të përfitojnë nga Pakoja e ndihmave financiare”, ka shkruar ajo.
Sipas saj, në Projektligjin për paga i cili ka dalë në debat publik, janë marrë për bazë të gjitha kërkesat e punëtorëve të arsimit.
“I siguroj mësimdhënësit se do të adresohet vazhdueshëm çdo shqetësim i tyre dhe bashkërisht të evitojmë të gjitha vështirësitë për të arritur kështu që të kemi mirëqenie të mësimdhënësve dhe ngritje të cilësisë në arsim”, shkruhet tutje në postim.
Disa shkolla në disa komuna të caktuara tashmë e kanë nisur mësimin, pavarësisht se BSPK-ja dhe Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës po bën vazhdimisht thirrje që greva të vazhdojë për shkak të mospërmbushjes së kërkesave të tyre nga Qeveria.