TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
10 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
10 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Mustafa: Qeveria Kurti ka bërë mjaft për dy vite

nga TËVË 1
16 Shkurt, 2023
0
A A
Mustafa: Qeveria Kurti ka bërë mjaft për dy vite

Deputeti i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje nga radhët e Listës Guxo, Ekrem Mustafa ka folur lidhur me deklarimet e deputetit Haki Abazi se VV-ja kontrollohet nga disa njerëz dhe se shefja e Grupit Parlamentar, Mimoza Kusari-Lila ngulfat zërin e deputetëve. Sipas Mustafës këto janë vetëm pretendime të Abazit.

Mustafa ka thënë se asnjëherë nuk ka pasur tendencë që t’i mohohet dikujt e drejta e fjalës.

“Unë mendoj që janë pretendime të zotit Abazi, unë të paktën nuk e kam një përvojë të tillë, nuk më është mohuar asnjëherë fjala, dhe asnjëherë s’ka ndodhur që dikush të ma kontrolloj fjalimin. Bashkëpunimi mes neve është i jashtëzakonshëm, kemi takime thuajse çdo ditë me deputetë të Vetëvendosjes, mund ta them me përgjegjësi të plotë se nuk ka dallime mes deputetëve të VV-së dhe listës sonë, këto dallime nuk ekzistojnë”, u shpreh ai në emisionin “Ditari” në Tëvë1.

Ndërkohë, për dy vjet qeverisje sipas Mustafës është bërë mjaft shumë punë.

“Për këto dy vite kemi bërë mjaft me Qeverisjen Kurti, kemi një buxhet prej 3.2 miliardë euro që s’ka qenë asnjëherë më parë. Është ka punohet mirë, dhe po qeveriset mirë, janë shtuar taksapaguesit tanë edhe qytetarët tanë po paguajnë se po besojnë ndoshta në institucione, për mua çka është më e rëndësishme për këtë qeveri çka duhet të bëjmë edhe për këto dy vite që të kthehet besimi në institucione, të kthehet edhe më shumë. Deri tash është kthyer, mirëpo duhet të punohet se duhet me pas të qartë se në Kosovë, besimi në institucione ka humbur. Kjo ka ndikuar shumë që qytetarët të mos besojnë dhe të mos paguajnë tatimet, të mos besojnë në shëndetësi, në arsim. Kjo qeveri unë mendoj që  është duke bërë mjaft që të kthej besimin në institucione për çka shpresoj që kemi kohë ndoshta edhe dy vite ta bëjmë më të mirën e mundshme”, deklaroi Mustafa.

Sipas tij, më e rëndësishmja brenda këtyre viteve ka qenë që Qeveria nuk ka pasur asnjë aferë të korrupsionit.

“Më e rëndësishmja e kësaj Qeveria mendoj që është se nuk kemi për dy vite asnjë aferë të korrupsionit”, deklaroi Mustafa.

Ndërsa, për rastin e Martin Berishaj, ai e sheh vetëm si spekulim të mediave, përderisa sipas tij, Prokuroria ende nuk ka vendosur për të kundërtën. Ai thotë se i presin organet e drejtësisë të vendosim derisa tha se nese ka shkelje, atëherë secili e mban përgjegjësinë e vetë.

Ndërkohë, për largimin e deputetes Doarsa Kica-Xhelili nga Lista Guxo dhe kalimin në LDK, Mustafa e quajti tradhëti ndaj elektoratit.

“Nuk është ndoshta e mirë të garosh me një ombrellë të një partie tjetër dhe në fund në një fare forme ta tradhtosh elektoratin dhe të kalosh në një subjekt tjetër, mirëpo ajo është zgjedhja e saj. Lëvizje kanë qarkulluar në media që do të ketë, mirëpo deri tash nuk ka ndodh kurrgjë, të gjitha kanë qenë në suaza të spekulimeve”, tha ai.

Tags: Ekrem MustafaHaki AbaziQeveria
ShareTweet

Postime të ngjashme

Thaçi ankohet për mangësi në aktakuzën ndaj tij kundër administrimit të drejtësisë

Thaçi ankohet për mangësi në aktakuzën ndaj tij kundër administrimit të drejtësisë

Sulmi i “Cufës” në Ferizaj, detajet e fundit për rastin

Sulmi i “Cufës” në Ferizaj, detajet e fundit për rastin

Pas protestave të OVL-UÇK, anulohet konferenca e Trendafilovës

Pas protestave të OVL-UÇK, anulohet konferenca e Trendafilovës

Osmani: Së shpejti flamuri i Kosovës do të valëvitet edhe në Këshillin e Evropës

Kosova jashtë agjendës për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Ardon Jashari gjithnjë e më afër gjigantit francez, PSG

West Hami favorit për Jasharin, nis negociatat

Trump në Lindjen e Mesme në kërkim të marrëveshjeve të reja ekonomike

Trump në Lindjen e Mesme në kërkim të marrëveshjeve të reja ekonomike

Beshiktashi konfirmon lëndimin e Rashicës

Rashica largohet nga Beshiktashi, mbetet në Turqi

Pas protestave të OVL-UÇK, anulohet konferenca e Trendafilovës

Pas protestave të OVL-UÇK, anulohet konferenca e Trendafilovës

Osmani: Së shpejti flamuri i Kosovës do të valëvitet edhe në Këshillin e Evropës

Kosova jashtë agjendës për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X