tëvë1.info - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info - Lexoje të vërtetën!

Murtezaj: Qytetarët obligohen të deklarojnë të hyrat shtesë, jo pagat

tëvë1 nga tëvë1
21/02/2022
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Personat fizikë dhe juridikë që realizojnë të ardhura nga aktivitete të ndryshme, përveç pagës mujore, obligohen të paguajnë detyrimet tatimore për ato aktivitete, tha për Radion Evropa e Lirë, drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), Ilir Murtezaj.

Në Kosovë ekziston Ligji për të ardhurat personale, në bazë të të cilit, personat që realizojnë fitime janë të obliguar të deklarojnë tatimin mbi to.

Së fundi, ATK-ja ka dizajnuar një formular të ri dhe të veçantë për deklarimin e të hyrave, pasi, sipas Murtezajt, ka raste që persona të ndryshëm i shmangen tatimit, duke mos deklaruar të hyrat tjera, përveç pagës.

Murtezaj tha që secili individ që realizon të ardhura, të cilat nuk janë përjashtuar nga tatimi, apo të ardhura, të cilave nuk u është paguar tatimi nga paguesi i tyre, atëherë individi – pra pranuesi i të ardhurave – është i detyruar të paguajë vetë tatimin.

“Për sqarim për opinionin, nëse punëtorët kanë një punëdhënës dhe punëdhënësi i tyre ka paguar tatimin në pagë, ata nuk janë të detyruar që të bëjnë deklarim shtesë”, tha ai.

“Ndërsa ata të cilët, kanë një punëdhënës dhe në të njëjtën kohë realizojnë edhe të ardhura të tjera, si për shembull, nga shitja e pasurisë, të hyra nga qiraja, apo nga një punëdhënës sekondar, atëherë normalisht që detyrohen që të deklarojnë ardhurat vjetore”, shtoi Murtezaj.

Deklarimi vjetor i të ardhurave duhet të paraqitet në ATK deri më 31 mars, çdo vit.

Sipas Ligjit në fuqi, tatimi në të ardhura personale vjetore ngarkohet në katër shkallë.

  • Për të ardhura deri në 960 euro në vit, nuk paguhet tatim fare
  • Për të ardhurat nga 960 euro deri në 3,000 euro, në vit paguhet 4 për qind e shumës mbi 960 euro
  • Për të ardhurat nga 3,000 deri në 5,400 euro, paguhen 81.6 euro, plus 8 për qind e shumës mbi 3,000 euro
  • Për të ardhurat mbi 5,400 euro, paguhen 273.6 euro dhe 10 për qind e shumës mbi 5,400 euro

Të ardhurat bruto nënkuptojnë të gjitha të ardhurat që janë pranuar vërtet, apo në mënyrë konstruktive nga qiratë, përdorimi i pasurisë së paprekshme, të ardhurat zëvendësuese, fitimet kapitale që rezultojnë nga shitjet e pasurive kapitale, duke përfshirë pasurinë e tundshme, të patundshme dhe letrat me vlerë, fitoret në lotari dhe fitoret në lojërat e fatit e të tjera.

Nga tatimi në të ardhura personale përjashtohen rrogat e përfaqësuesve të huaj diplomatik e konsullor dhe personeli i jashtëm i ambasadave apo Zyrave të Ndërlidhëse të shteteve të huaja në Kosovë, pagat e personelit të jashtëm të misioneve si ai i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (KFOR), ai i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit (EULEX) e tjera. /REL/

Tags: ATKpagatTatimet

Të ngjashëm

RAJONI/BOTA

Tërmet mbi 6 shkallë të Rihter godet Japoninë

28/03/2023
LAJMET

Policia e Shqipërisë dhe Kosovës me operacione të përbashkëta kundër krimit të organizuar

28/03/2023
LAJMET

H&M hap dyert më 30 mars në Prishtina Mall

28/03/2023
LAJMET

Dy të vdekur dhe 18 raste të reja me COVID-19

28/03/2023
LAJMET

Kurti tha se masakra e familjes Bogujevci është dëshmi e gjenocidit serb në Kosovë

28/03/2023
RAJONI/BOTA

Bjellorusia thotë se pranoi armët bërthamore ruse për shkak të “presionit” perëndimor

28/03/2023

Tërmet mbi 6 shkallë të Rihter godet Japoninë

28/03/2023
0

Një tërmet i fuqishëm ka goditur Japoninë verilindore të martën, njoftoi Agjencia Meteorologjike e Japonisë. Sipas agjencisë, tërmeti me magnitudë...

Arsenali ‘blidon’ Saka, gati marrëveshja e re

28/03/2023
0

Arsenali po kalon formë të lartë këtë edicion dhe është në vendin e parë në Premier Ligë, pas 28 ndeshjeve,...

Policia e Shqipërisë dhe Kosovës me operacione të përbashkëta kundër krimit të organizuar

28/03/2023
0

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka pritur në takim Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës,...

H&M hap dyert më 30 mars në Prishtina Mall

28/03/2023
0

Kompania suedeze e modës H&M, hap dyert e dyqanit të saj të dytë në Kosovë të enjten, 30 mars në...

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.