Deri me tani nuk ka ndonjë detaj nga takimi,ndërsa edhe konferenca e Borrell e paralajmëruar për këtë takim është shtyrë për një kohë të pacaktuar.
Takimi në Brukesl po zhvillohet me ftesë të Borrellit, për të gjetur një zgjidhe për situatën në veri.
Nga Qeveria e Kosovës nuk është dhënë asnjë informacion për takimin që Kurti ka zhvilluar vetëm me Borrell në mëngjes.
BE e SHBA kanë bërë thirrje për gjetjen e një zgjidhje për targat duke kërkuar nga serbët të kthehen në institucionet e Kosovës dhe nga Kosova nisjen e formimit të Asociacionit./teve1.info/
https://teve1.info/lajmet/publikohen-pamje-brenda-takimit-trepalesh-ne-bruksel/