Sipas komunikatës së MSH-së, Latifi do të pritet nga homologu grek, Athanasios Plevris, me të cilin do të flasin për bashkëpunim, mbështetje e këmbim të përvojave në shëndetësi.
“Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës Rifat Latifi ka udhëtuar sot për një vizitë zyrtare në Greqi. Ai do të pritet në Athinë nga Ministri i Shëndetësisë i Greqisë, z. Athanasios Plevris, me të cilin do ta bisedojnë për bashkëpunimin në shëndetësi, mbështetjen dhe këmbimin e përvojave rreth sistemit shëndetësor. Gjatë vizitës në Greqi ministri Latifi do të vizitojë edhe disa qendra shëndetësore si dhe do të trajtohet mundësia e trajnimit të stafit shëndetësor nga Kosova në këtë vend si dhe programet e këmbimit të ekspertëve dhe përvojave”, thuhet në njoftimin e MSH-së.
Ministri Latifi ka qenë i kritikuar për udhëtimet e shumta jashtë vendit, sidomos ato në SHBA./teve1.info/