tëvë1.info - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info - Lexoje të vërtetën!

Kurti: Vlera e koeficientit të pagave do të jetë 105 euro

tëvë1 nga tëvë1
01/02/2023
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Vlera e koeficientit të pagave të zyrtarëve publik do të jetë 105 euro. Kështu ka bërë të ditur kryeministri Kurti para mbledhjes së Qeverisë,

“Ministria e Punëve të Brenfshme dhe ajo e Financave kanë bërë përllogaritjet e nevojshme, klasifikimin e plotë të pozitave sipas ligjit të ri të pagave të 82 mijë zyrtarëve publik”.

“Pas këtij procesi voluminoz dhe shumë kompleks është mbërritur te vlera e koeficientit për vitin 2023 dhe ai është 105”, ka thënë Kurti.

Kurti ka shtuar se prej janarit 2024 vlera e koeficientit pritet të rritet në 110 euro

“Ndërsa në janar 2024 sipas përllogaritjeve të ministrisë së Financave ai do të jetë 110”.

Kurti ka thënë se tash e tutje koeficienti do të lëvizë çdo vit.

“E reja e këtij sistemi përveç vlerave që ka sjellur në klasifikimin e kategorive, është se për çdo vit do të vlerësohen mundësitë buxhetore dhe do të bëhet ndryshimi i koeficientëve sipas atyre mundësive. Pra pas kësaj nuk do të ketë më stagnim të pagave të zyrtarëve pafundësisht. Ato do të lëvizin sipas rritjes, apo më mirë të themi sipas punës dhe rezultateve që kemi bashkë të gjithë për rritjen ekonomike të vendit. Fondi i pagave për herë të parë po rritet me 100 milionë euro”.

Kurse ka bërë thirrje që të miratohet projektligji për pagën minimale në lexim të dytë.

“Së shpejti presim që të miratohet në lexim të dytë ligji për pagën minimale sepse pjesa më e madhe e qytetarëve janë në sektorin privat, po ashtu do të paraqiten skemat e reja të punësimit pasi ai është prioriteti ynë”.

Përmes këtij ligji Kurti tha se janë mbërritur disa objektiva.

“Kështu i hapet rrugë sistemit të ri të pagave për këtë muaj. Ne kemi synuar kështu dhe mbërrritur disa objektiva: barazi dhe ndershmëri për paga mes të kategorive, ngushtim të hendekut mes zyrtarëve të lartë dhe mbështetje solide për 4 kategoritë jetike: mjekëve, arsimtarëve, policëve dhe ushtarakëve”, shtoi ai.

Të ngjashëm

LAJMET

Pajaziti: Zajednica nuk është e jona, është e Albin Kurtit

30/03/2023
LAJMET

Kur duhet të fillojnë fëmijët të mësojnë Kur’anin

30/03/2023
LAJMET

Konjufca në takim me kongresistin amerikan, diskutojnë për dialogun me Serbinë

30/03/2023
LAJMET

Lushtaku: E çuditshme si ka ndryshuar Kurti, sikur Kurti kryeministër e ka vrarë Kurtin e opozitës

30/03/2023
LAJMET

Lushtaku: Vetëvendosje është parti demokratike në të folur e diktatoriale në vendimmarrje

30/03/2023
LAJMET

A po i rrezikohet posti presidentes Osmani?

30/03/2023

Pajaziti: Zajednica nuk është e jona, është e Albin Kurtit

30/03/2023
0

Anëtari i kryesisë së PDK-së, Zenun Pajaziti thotë se termi “Zajednicë” është nga kryeministri Albin Kurti, nga koha kur ai...

Kur duhet të fillojnë fëmijët të mësojnë Kur’anin

30/03/2023
0

Ekrem Ahmeti imam në xhaminë “Sylejman Mustafa” në Prishtinë në emisionin “Fanari” kushtuar muajit të Ramazanit ka folur për rëndësinë...

Konjufca në takim me kongresistin amerikan, diskutojnë për dialogun me Serbinë

30/03/2023
0

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca është pritur në takim nga kongresisti nga radhët e Partisë Republikane, njëherit anëtar...

Lushtaku: E çuditshme si ka ndryshuar Kurti, sikur Kurti kryeministër e ka vrarë Kurtin e opozitës

30/03/2023
0

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku thotë se është për të ardhur keq se si kryeministri i vendit, Albin Kurti ka...

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.