Që afro 7 vite, është përuruar.
Por magjistralja Prishtinë-Podujevë ende nuk ka përfunduar.
Ani pse kishte premtime të shumta që kjo rrugë do të përfundonte vitin e kaluar një gjë e tillë nuk ka ndodhur.
E mos përfundimi i punimeve është kthyer në problematik për qytetarët e Podujevës.
Që kjo rrugë është rrezikshme deri nw përfundimin e punimeve, e thotë edhe profesori i Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike, Naser Lajçi.
Instituti që drejton Lajci, madje ka bërë ekspertiza për këtë segment rrugore, ku kanë rezultuar disa arsyeje se pse kjo rrugë është e rrezikshme.
Për këtë Lajçi ka kërkuar që të bëhet auditimi i kësaj rruge, dhe për këtë ai i ka ofruar edhe mbështetje Ministrisë së Infrastrukturës.
Në janar të këtij viti, Ministri Liburn Aliu ka bërë të ditur se janë ndarë 38 milionë euro për përfundimin e kësaj rruge.
Tëvë 1,ka dërguar pyetje në Ministrinë e Infrastrukturës, se kur do të fillojnë punimet, por nuk ka marrë përgjigje.
Kronika e realizuar nga gazetarja Doresa Geci.