TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
22 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
22 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Osmani: Drejtësia për viktimat dhe ndëshkimi i autorëve mbeten domosdoshmëri për paqen

nga teve1
6 muaj më parë
2
A A
Osmani: Drejtësia për viktimat dhe ndëshkimi i autorëve mbeten domosdoshmëri për paqen

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar 25 vjetorin e masakrës ndaj shqiptarëve në veri të Mitrovicës.

Osmani ka thënë se ditët e 3 dhe 4 shkurtit të vitit 2000 janë një kujtesë e fuqishme e rezistencës dhe përpjekjes së shqiptarëve për të qëndruar në vatrat e tyre.

Ajo ka shtuar se drejtësia për viktimat dhe ndëshkimi i autorëve të këtyre krimeve mbeten një domosdoshmëri për paqen e qëndrueshme.

“Në përvjetorin e 25-të, kujtojmë dy netët e tmerrit të 3 dhe 4 shkurtit 2000 në pjesën veriore të Mitrovicës, nderojmë me respekt të thellë jetët e humbura të 10 qytetarëve të pafajshëm, në mesin e të cilëve pleq, gra dhe fëmijë – të cilët u vranë mizorisht nga bandat kriminale të nxitura nga Serbia. Në këtë sulm brutal u plagosën edhe 24 qytetarë, të cilët janë dëshmi e barbarisë së atyre dy netëve. Dëshmi e dhimbshme janë edhe 1,564 familje, me gjithsej 11,364 anëtarë, të shpërngulur me forcë nga shtëpitë e tyre, duke dëshmuar qartë përpjekjet për spastrim etnik në këtë pjesë të Mitrovicës nga grupet kriminale.

Këto ditë janë një kujtesë e fuqishme e rezistencës dhe përpjekjes për të qëndruar në vatrat e tyre, por edhe e nevojës për ta mbrojtur lirinë e arritur me gjak e sakrificë. Drejtësia për viktimat dhe ndëshkimi i autorëve të këtyre krimeve mbeten një domosdoshmëri për paqen e qëndrueshme. Qoftë i paharrueshëm kujtimi për civilët e varë me 3-4 shkurt”, ka thënë Osmani./teve1.info/

Ndryshe, sot mbushen 25 vjet nga masakra mes 3 dhe 4 shkurtit 2000 në veri të Mitrovicës, me ç’rast ‘Rojat e urës’ vranë 10 shqiptarë, në mesin e të cilëve fëmijë, gra e pleq, plagosën shumë të tjerë, ndërsa dëbuan rreth 12 mijë shqiptarë, të cilët u detyruan të kalojnë në jug, duke lënë prapa shtëpitë e tyre në flakë.

25 vjet nga vrasja e 10 shqiptarëve në veri të Mitrovicës

ShareTweet

Postime të ngjashme

Familja Hasani fal gjakun e djalit 14-vjeçar

Familja Hasani fal gjakun e djalit 14-vjeçar

Krasniqi thotë se konstituimi i Kuvendit mund të bëhet të hënën nëse Limaj propozohet për kryeparlamentar

Krasniqi thotë se konstituimi i Kuvendit mund të bëhet të hënën nëse Limaj propozohet për kryeparlamentar

Sveçla: Veprimtaria e “Mbrojtjes Civile” dhe “Brigadës së Veriut” do të ndëshkohet sipas legjislacionit

Sveçla konfirmon ndalimin e Igor Popoviq: Nuk do të tolerojmë fyerje dhe përdhosje të historisë sonë

Pierce: Marrëveshja e Ohrit përmban ide të mira, duhet zbatohet

“InfoNata” 18.07.2025

“InfoNata” 18.07.2025

Sveçla: Veprimtaria e “Mbrojtjes Civile” dhe “Brigadës së Veriut” do të ndëshkohet sipas legjislacionit

Sveçla konfirmon ndalimin e Igor Popoviq: Nuk do të tolerojmë fyerje dhe përdhosje të historisë sonë

Leverkusen turpërohet nga juniorët e Flamengos, Ten Hag debuton me humbje

Leverkusen turpërohet nga juniorët e Flamengos, Ten Hag debuton me humbje

Shefi i Mossadit kërkon ndihmën e SHBA-së për zhvendosjen e palestinezëve

Shefi i Mossadit kërkon ndihmën e SHBA-së për zhvendosjen e palestinezëve

Qazim Laçi do të luajë në Turqi, gati nënshkrimi me Rizesporin

Qazim Laçi do të luajë në Turqi, gati nënshkrimi me Rizesporin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X