tëvë1.info - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info - Lexoje të vërtetën!

Kritika ndaj Speciales, Haxhiu flet për mekanizmin që do të monitoronte zbatimin e të drejtave të njeriut

tëvë1 nga tëvë1
04/01/2023
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Këto konsiderohet se po cenojnë të drejtat e të akuzuarve që po mbahen në paraburgim prej vjeshtës së vitit 2020. Madje është ngritur diskutimi për themelimin e një mekanizmi ndërkombëtar që do të monitoronte zbatimin e të drejtave të njeriut.

Për këtë ka folur edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila ka ngrit nevojën për një mekanizëm për monitorim dhe thotë se një kërkesë të tillë e kanë bërë tek kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.

“Është e vërtetë që kemi diskutuar për një mekanizëm shtesë të ri ndërkombëtar, që do ta bëjë monitorimin e zbatimit të të drejtave të njeriut, sepse kaq mund të bëhet, nuk mund të bëhet më shumë dhe ne kemi adresuar këtë kërkesë edhe të kryetari i Kuvendit, sipas informacioneve që i kam, tashmë janë duke diskutuar për një trupë profesionale që e trajton aspektin e të drejtave të njeriut, sepse nuk ka asnjë instancë ndonjëherë që ka pasur, që nuk e ka pasur një institucion tjetër për ta monitoruar, ta zëmë Tribunali i Hagës e ka pasur OKB-në, mirëpo jo Gjykata Speciale nuk e ka asnjë të tillë”, shton Haxhiu.

Në paraburgim, nën pretendimin për krime lufte, në Hagë po mbahen Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi e Pjetër Shala.

Redaktimet në aktakuzë, vonesa në nxjerrjen e materialeve e përkthimet e dobëta, kanë cenuar të drejtat e tyre sipas Avokatit të Popullit, Naim Qelaj.

“Ajo çka unë kam arrit të kuptoj prej të burgosurve dhe kontakteve që kam pasur me ta, dhe që për mua paraqet shqetësim, janë disa, e para është mungesa e barazisë së armëve, mund ta konstatojmë që një proces gjyqësor i cili nuk e zbaton këtë parim nuk garanton proces të drejtë dhe të paanshëm, në rastin konkret ky pari nuk është respektuar, së paku jo deri më tash, ka ardhur si rezultat i dhënies me vonesë të provave, me vonesë të kufizuar të qasjes nëm këto prova dhe materiale që janë proceduar në këtë gjykatë, dhe tek vet mënyra se si janë proceduar dëshmitarët ose provat e tjera në gjykatë. Redaktimi i aktakuzës, redaktimi i materialeve e cenon edhe një të dejtë tjetër që është e drejta që i akuzuari me iu dhënë të gjitha materialet për të mundur me kuptu se për çka po akuzohet dhe në cilat rrethana”, thotë Avokati i Popullit.

Ndërsa, mbajtjen në paraburgim për më shumë se dy vjet, Qelaj e konsideron zvarritje të procedurave pa ndonjë kriter.

Për ministren e Drejtësisë, shqetësuese në Gjykatën Speciale mbetët aspekti i të drejtave të njeriut, që sipas saj, duhet të trajtohet më seriozitetin më të madh.

“Ajo çfarë unë kam konsideruar është aspekti i të drejtave të njeriut që duhet të trajtohet më seriozitetin më të madh sepse kam bindjen që Avokati i Popullit (në Hagë) që është në fakt avokat paralel, nuk po e kryen detyrën që e ka përgjegjësi, sepse fakti që ka shumë pak staf aty, fakti që nuk na jep asnjë informacion në raport me rastet që ka trajtuar, nuk dua të kuptoj diçka që nuk është në detyrën time por që të mos na japin informacione nëse ka pasur shkelje ndonjëherë, ndonjë rast të të drejtave të njeriut, madje informacione të njëjta as për avokatin e Republikës së Kosovës nuk i kanë dhënë. Mendoj që kjo është problem serioz”, thotë ministrja e Drejtësisë.

Edhe konferencat mbi ecurinë e çështjeve që ishin në procedurë paraprake janë karakterizuar me ankesat sistematike që mbrojtja e të akuzuarve i ka parashtruar e që lidhen me redaktime, të cilat ata i konsiderojnë të tepërta./KP/

Të ngjashëm

Rrëfimi i shqiptares në Turqi: Ka ende njerëz nën gërmadha, zëri po u dëgjohet
LAJMET

Rrëfimi i shqiptares në Turqi: Ka ende njerëz nën gërmadha, zëri po u dëgjohet

08/02/2023
Maloku: Plani franko-gjerman nuk do e përmbyllë dialogun me Serbinë
LAJMET

Maloku: Plani franko-gjerman nuk do e përmbyllë dialogun me Serbinë

08/02/2023
Kosova dërgon në Turqi katër mjekë e katër infermierë për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti
LAJMET

Kosova dërgon në Turqi katër mjekë e katër infermierë për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti

08/02/2023
FSK-ja shpëton një fëmijë 2 vjeç në Turqi
LAJMET

FSK-ja shpëton një fëmijë 2 vjeç në Turqi

08/02/2023
Ambasadori Rohde entuziast për tri marrëveshjet e nënshkruara
LAJMET

Ambasadori Rohde entuziast për tri marrëveshjet e nënshkruara

08/02/2023
Molliqaj viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë
LAJMET

Molliqaj viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë

08/02/2023
Rrëfimi i shqiptares në Turqi: Ka ende njerëz nën gërmadha, zëri po u dëgjohet

Rrëfimi i shqiptares në Turqi: Ka ende njerëz nën gërmadha, zëri po u dëgjohet

08/02/2023
0

Në mesin e të prekurve nga tërmetet në Turqi ka edhe shqiptarë. Venera Galimuna është një ndër ta. Asaj i...

Auto Draft

“SEE Talents” dhe “Sons of Soccer Academy” nga Gjermania organizojnë kamp për portier

08/02/2023
0

SEE-Talents, në bashkëpunim me Sons of Soccer Academy nga Gjermania organizojnë kamp të veçantë vetëm për portier. Këtë kamp do...

Maloku: Plani franko-gjerman nuk do e përmbyllë dialogun me Serbinë

Maloku: Plani franko-gjerman nuk do e përmbyllë dialogun me Serbinë

08/02/2023
0

Sipas politologut, Albinot Maloku, plani franko-gjerman nuk do ta përmbyllë procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Madje, Maloku vlerësoi...

Kosova dërgon në Turqi katër mjekë e katër infermierë për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti

Kosova dërgon në Turqi katër mjekë e katër infermierë për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti

08/02/2023
0

Kosova do të dërgojë katër mjekë dhe katër infermierë për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti në Turqi. Kështu bëri...

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.