Ministri Krasniqi tha se gjatë këtij takimi u bisedua për mundësitë e bashkëpunimit në nivel lokal, iniciativat e MAPL-së për rritjen e transparencës dhe llogaridhënies komunale dhe agjendën europiane.
Teksa tha se diskutimet me nënkryetarin Wieland janë frymëzim për angazhim shtesë për përmbushjen e synimeve në agjendën europiane.
“Nënkryetari i Parlamentit 🇪🇺 z. Rainer Wieland është mik dhe mbështetës i 🇽🇰, përtej diskutimeve formale, takimet me të janë frymëzim për angazhim shtesë për të përmbushur synimet tona në agjendën europiane. Në takimin tonë të përbashkët, z. Wieland, ishte i shoqëruar nga Kryetari i Qytetit të Gerlingen z. Dirk Oestringer, Kryesuesi i grupit parlamentar të CDU-së, z. Oliver Nauth, Drejtori i Lehnhoff Hartstahl GmbH, Baden-Baden, z. Michael König, dhe ligjëruesi z. Johannes Blum. Diskutuam për mundësitë e bashkëpunimit në nivel lokal, iniciativat e MAPL-së për rritjen e transparencës dhe llogaridhënies komunale dhe agjendën europiane”, ka shkruar ai./teve1.info./