KQZ është duke e shqyrtuar kërkesën e VV-së – deri tani ka aplikuar një subjekt politik për zgjedhjet në veri

Elezi për teve1.info ka thënë se KQZ-ja deri më 21 nëntor ka pranuar një kërkesë për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhjet e jashtëzakonshme në veri.

Ai theksoi se Subjekti politik Iniciativa Qytetare Mitrovica ka dorëzuar kërkesën për pjesëmarrje në zgjedhjet e jashtëzakonshme

“Çështja e ndryshimit të disa afateve të aktiviteteve zgjedhore, në mesin e të cilave edhe afati për aplikim për certifikim të subjekteve politike dhe kandidatëve që duan të marrin pjesë në këto zgjedhje, është duke u trajtuar dhe do t’iu njoftojmë me kohë gjatë ditës. Deri më tani (21 nëntor, 14:00) KQZ-ja ka pranuar një kërkesë për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Mitrovicës së Veriut. Subjekti politik Iniciativa Qytetare Mitrovica ka dorëzuar kërkesën për pjesëmarrje në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Mitrovicës së Veriut”, ka thënë Elezaj.

​Ndryshe, sipas burimeve të teve1.info Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar nga Komisionin Qendror të Zgjedhjeve shtyrjen e afatit të aplikimit për pesë ditë për certifikim të subjekteve politike që duan të marrin pjesë në zgjedhjet në veri të vendit.

VV i kërkon KQZ-së shtyrjen e afatit të aplikimit për certifikim për zgjedhjet në veri