Sipas saj, mjetet janë pjesë e 90 milionë eurove të ndarë nga Qeveria në muajin shkurt të këtij viti, derisa tani vetëm janë alokuar në destinacionin e caktuar.
Ndërkohë, Bajrami përmes një statusi në llogarinë e saj në Facebook, ka shkruar po ashtu se qeveria tash e 3 javë ish dashtë të merret vetëm me kthimin e nxënësve në shkolla, gjë që sipas saj nuk ka ndodh.
“Një thënie popullore thotë: ”kush ka nge, shtin rruza në pe”
Kurti ka kohë me marrë dy herë të njëjtin vendim dhe dy herë me bë lajm
318 mijë fëmijë jashtë bankave shkollore. Kjo është humbje e madhe, kjo është katastrofë, për një shtet që në PISA renditet kah fundi. Një Qeveri normale nuk ish dashtë me u marrë me asgjë tjetër derisa t’i kthej nxënësit në shkolla e fëmijët në çerdhe. Por, Qeveria Kurti ka zgjedhur të tallet me qytetarët; dje në mbledhjen e 97-të të Qeverisë, Kurit tha se i ndava 19 milionë euro për subvencionim të energjisë.
Të nderuar qytetarë,
Dje Qeveria nuk e ka ndarë asnjë cent shtesë për energjinë. Qeveria dje thjeshtë ka bë alokim të mjeteve të 90 milionishit që e ka ndarë në fillim të këtij viti, konkretisht në mbledhjen e 60-të të Qeverisë, e cila u mbajt me datë 5 shkurt 2022, online. Dy ditë me pas ZRRE ka nxjerrë vendimin për tarifat e reja me rritje: 85% për tarifën e lartë dhe 104% për tarifën e ulët.
Nga mjetet e 90 milionshit deri me tani janë ndarë 41 milionë euro KOSTT-it për energjinë e shpenzuar në katër komunat veriore edhe 19 milionë euro dje. Të gjitha këto mjete janë për energjinë që tanimë është shpenzuar dhe e kanë efektin zero në situatën në të cilën gjendemi”, ka shkruar Bajrami.