Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka shprehur pakënaqësinë e saj në aktvendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila e shpalli të pavlefshëm Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës, raporton raporton teve1.info
Gjatë një konference për medie, Haxhiut kjo është e habitshme sesi Kushtetuesja e ka quajtur antikushtetues përzgjedhjen e anëtarit nga Avokati i Popullit.
“Ne kemi dashur reformimin e Këshillit Prokurorial të Kosovës për të eliminuar grupet e interesit dhe ato të korporatizimit. Për të mundësuar një përbërje të re të Këshillit, në mënyre që të sigurohemi se Kryeprokurori punon në mënyrë të panashme”, ka thënë Haxhiu.
Ministrja Haxhiu ka thënë se një vendim i tillë nuk do të pranohet.
“Asesi nuk mund të pranojmë që në petkun e pavarësisë së drejtësisë të bëhet korporatrizimi. Ne nuk e kemi pranuar aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, por deshëm të ju njoftojmë edhe juve për pikëpamjet dhe argumentet tona lidhur me këto të gjetura”, deklaroi ajo.
Tutje Haxhiu ka kontestuar pikat e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, duke thënë se për këtë Ligj nuk kanë vepruar kokë në vete dhe se janë konsultuar me Komisionin e Venecias, dhe partnerët ndërkombëtar.
Kushtetuesja ka konstatuar se disa nene të këtij Ligji nuk janë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.
Sipas vendimit të Gjykatës, Ligji bie ndesh me nenet e Kushtetutës për Formën e Qeverisjes dhe Ndarjen e Pushtetit, Kompetencat e Kuvendit, Rolin e Avokatit të Popullit, Barazinë para Ligjit, e Këshillit Prokurorial dhe e nenit për të Drejtën për Mjete Juridike.