TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
22 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
22 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Haxhiu i kërkon prokurorit të dorëzohet dhe tërhiqet nga aktakuza për gazin lotsjellës

nga tëvë1
10 Shkurt, 2023
0
A A
Haxhiu: Nesër presim draftin e parë të opinionit të Komisionit të Venecias

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu i ka bërë thirrje prokurorit Ilaz Beqiri që të dorëzohet dhe të tërhiqet nga aktakuza pasi mungon ekspertiza dhe faktet për gazin lotsjellës.

Thirrja e Haxhiut drejtuar prokurorit është bërë të premten në seancën gjyqësore ku ajo bashkë me deputeti Pal Lekaj dhe ish-deputetet Donika Kadaj-Bujupi e Besa Baftiu akuzohen se më 19 shkurt 2016 kanë poseduar jashtëligjshëm në Parlament nga një bombol të gazit.

“Prandaj, ndonëse pas 7 vitesh i kërkoj prokurorit që të dorëzohet, të tërhiqet nga aktakuza. Nuk është vonë asnjëherë për të bërë një veprim te tillë”, ka deklaruar Haxhiu, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Kërkesa e Haxhiut ka ardhur pasi është vendosur të kërkohet ekspertizë balistike jashtë Kosovës për të vërtetuar se çfarë mjetesh kanë pasur të akuzuarit.

Ministrja e Drejtësisë ka thënë se pa një ekspertizë të tillë nuk mund të ftohen, gjykohen e dënohen.

“Konsideroj që ekspertiza në këtë proces gjyqësor është shumë e rëndësishme, pra është thelbi i çështjes dhe konsideroj që nuk mund të ftohen, gjykohen, dënohen personat pa një ekspertizë të tillë. Pra, nuk mund te gjykohen personat me interpretime të prokurorit, duhet të ketë prova, duhet të ketë fakte, duhet të ketë ekspertizë”, ka shtuar ajo.

Lutje për prokurorin Beqiri që të tërhiqet nga aktakuza ka pasur edhe deputeti i AAK-së, Pal Lekaj. Ai ka thënë se prokurori duhet që të tërhiqet nga aktakuza pasi pa dëshmitarë, pa ekspertizë po mbahet në këtë proces gjyqësor.

“Kjo ndikon edhe në pozitat që i kemi edhe si deputet edhe si ministra dhe mendoj që duhet prokurori të gjitha rrethanat që janë të dëshmuara këtu, që të tërhiqet nga kjo aktakuzë”, ka thënë Lekaj.

Ndërkohë, në seancë e sotme, kryetarja e trupit gjykues, Fatime Demaku, ka njoftuar se do të caktohet të bëhet një ekspertizë balistike jashtë shtetit për të vërtetuar se çfarë mjetesh kanë pasur të akuzuarit në rastin ku për posedim të gazit lotsjellës në Kuvend po akuzohen ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, deputeti Pal Lekaj dhe ish-deputetet Donika Kadaj-Bujupi dhe Besa Baftiu.

Në këtë rast, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, deputeti Pal Lekaj dhe ish-deputetet Donika Kadaj-Bujupi dhe Besa Baftiu, akuzohen për posedim të gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës më 2016.

Ndryshe, Gjykata Themelore në Prishtinë më 18 maj 2021, në mungesë të provave, i kishte liruar nga akuzat për armëmbajtje pa leje, ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, deputetin Pal Lekaj dhe ish-deputetet Donika Kadaj-Bujupi dhe Besa Baftiu, për akuzën e posedimit të gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.

Mirëpo, kundër këtij aktvendimi ankesë kishte parashtruar Prokuroria Themelore në Prishtinë, ku në seancën e mbajtur më 6 tetor 2022, kjo prokurori kishte kërkuar kthimin e rastit në rigjykim.

Më pas, Gjykata e Apelit më 14 tetor 2022, ka marrë vendim me të cilin ka aprovuar ankesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë dhe ka prishur aktgjykimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës, duke e kthyer çështjen në rigjykim.

Sipas aktakuzës së ngritur më 8 prill 2016, Pal Lekaj, Besa Baftiu, Donika Kadaj-Bujupi dhe Albulena Haxhiu akuzohen se pa autorizim kishin poseduar bombola të gazit lotsjellës.

Në aktakuzë thuhet se më 19 shkurt 2016, rreth orës 12:20, në hollin e Kuvendit e Kosovës, pas pauzës së punimeve të Kuvendit, derisa të akuzuarit ishin duke u kthyer në sallë, gjatë kontrollit nga ana e punëtorëve të sigurimit të Kuvendit, tek të akuzuarit ishin gjetur dhe sekuestruar nga një bombolë e gazit lotsjellës, të cilën e mbanin pa autorizim.

Për këto veprime, katër të akuzuarit thuhet se secili veç e veç kanë kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 374, paragrafi 1, të Kodit Penal.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gjashtë persona të lënduar në një aksident në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë

Vdes një person në një aksident në autosdradën “Arbën Xhaferi

Lista Serbe e cilëson provokim vizitën e Kurtit në veri

Kurti: Siguria nacionale është përmirësuar, Serbia ka humbur forcën destabilizuese

Mot i vranët dhe intervale me diell të enjten

Mot më i freskët gjatë javës së ardhshme

Parandalohet futja e drogës në Burgun e Dubravës

Parandalohet futja e drogës në Burgun e Dubravës

Tërmet në Kolumbi

Tërmet në Kolumbi

Trupat e Gardës Kombëtare kanë arritur në Los Angeles

Trupat e Gardës Kombëtare kanë arritur në Los Angeles

Anijes humanitare “Madleen” afër Gazës i ndërprehet interneti, Izraeli zotohet ta kthej prapa

Anijes humanitare “Madleen” afër Gazës i ndërprehet interneti, Izraeli zotohet ta kthej prapa

Gjashtë persona të lënduar në një aksident në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë

Vdes një person në një aksident në autosdradën “Arbën Xhaferi

Lista Serbe e cilëson provokim vizitën e Kurtit në veri

Kurti: Siguria nacionale është përmirësuar, Serbia ka humbur forcën destabilizuese

Mot i vranët dhe intervale me diell të enjten

Mot më i freskët gjatë javës së ardhshme

Parandalohet futja e drogës në Burgun e Dubravës

Parandalohet futja e drogës në Burgun e Dubravës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X