Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë Rajonale të Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili ka thënë se rasti po hetohet.
“Bazuar në hetimet fillestare, sot, rreth orës 14:30, është raportuar se në rrugën “Evlia Qelebia” brenda objektit të “Shurdhmemecëve” është gjetur pa shenja jete viktima i moshës rreth 60 vjeçar.
Hetuesit policor me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit.