tëvë1.info - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info - Lexoje të vërtetën!

Gara e Kuzhinierëve mbahet për 4 ditë në Prishtinë – pjesëmarrësit vlerësohen nga një juri ndërkombëtare

tëvë1 nga tëvë1
12/01/2023
A A
Gara e Kuzhinierëve mbahet për 4 ditë në Prishtinë – pjesëmarrësit vlerësohen nga një juri ndërkombëtare
Share on FacebookShare on Twitter

Kjo garë si e tillë organizohet për herë të parë në Kosovë dhe sipas organizuesve është tërësisht profesionale.

Në këtë garë e cila do të mbahet nga data 20 deri me 24 janar do të marrin pjesë më shumë se 100 kuzhinierë të cilët do të vlerësohen nga juria ndërkombëtare profesionale e përbërë nga shefa të kuzhinës që e kanë titullin “Michelin Star”.

Kryetari i OHTK-së Hysen Sogojeva, tha se në këtë garë do të shpërblehen 3 kuzhinierët më të mirë.

Sipas tij, organizimi i kësaj gare është bërë me qëllim që arrihet edhe një standard në gastronomi dhe hotelerinë në Kosovë.

“Qëllimi i këtij takimi është që të zbërthehen të gjitha anët e një organizimi që e ka filluar OHTK-ja me rastin e garave të kuzhinierëve si dhe shpalljen e tre kuzhinierëve në Kosovë. E veçantë e kësaj është se për herën e parë është një organizimi i tillë dhe e dyta është se juria është ndërkombëtare nuk është vendore. E kemi filluar këtë iniciativë që të arrihet edhe një standard në gastronomi dhe hotelerinë në përgjithësi”, tha ai.

Sadik Maqedonci, drejtor në OHTK tregoi se cilat do të jenë çmimet në këtë garë, duke sqaruar se për shkak të kërkesave të mëdha aplikimi është shtyrë deri me 15 janar.

“Iniciativa e kësaj gare ka qenë e drejtorit Visar Demolli. Juria do të jetë ndërkombëtare me përbërje të Faruk Neziri kryetar jurie kuzhinier nga Maqedoni i cili jeton dhe vepron në Itali.

Naim Bashmili nga Shqipëria, Vladko Ognenovski nga Maqedoni dhe Skënder Hekuri nga Shqipëria. Aplikacioni ka qenë deri më 10 janar, por e kemi shtyrë deri me 15 janar për shkak të interesimit të madh dhe mundësisë së aplikimit të kandidatëve. Pjesëmarrja do të jetë vetëm për 50 kandidatë, kjo për shkak të mundësive”.

Të gjithë pjesëmarrësit do të certifikohen, do të jenë tre çmime, vendi i parë medalja e artë, do të jetë një skarë për përdorim shtëpiak, edhe do të ketë vlera monetare që do t’i shikojmë në përfundim të aplikacionit para fillimit të garës ne bazë të donacioneve që do t’i mbledhim. Vendi i dytë do të ketë medaljen e argjend, certifikatën, të tri vendet do ta marrin edhe nga një set të thikave në vlere deri në 800 euro. Vendi i tret do të ketë medaljen e bronztë edhe certifikatën. Vendi i dytë do të ketë edhe një vikend në Shqipëri”, tha ai.

Gara do të fillojë me 20 janar në ora 09:30 ku do të marrin pjesë edhe krerët e lartë të shtetit, ndërsa në ditët tjetra gara fillon nga ora 09:00 deri ora 16:00.

Të ngjashëm

Rrëfimi i shqiptares në Turqi: Ka ende njerëz nën gërmadha, zëri po u dëgjohet
LAJMET

Rrëfimi i shqiptares në Turqi: Ka ende njerëz nën gërmadha, zëri po u dëgjohet

08/02/2023
Maloku: Plani franko-gjerman nuk do e përmbyllë dialogun me Serbinë
LAJMET

Maloku: Plani franko-gjerman nuk do e përmbyllë dialogun me Serbinë

08/02/2023
Kosova dërgon në Turqi katër mjekë e katër infermierë për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti
LAJMET

Kosova dërgon në Turqi katër mjekë e katër infermierë për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti

08/02/2023
FSK-ja shpëton një fëmijë 2 vjeç në Turqi
LAJMET

FSK-ja shpëton një fëmijë 2 vjeç në Turqi

08/02/2023
Ambasadori Rohde entuziast për tri marrëveshjet e nënshkruara
LAJMET

Ambasadori Rohde entuziast për tri marrëveshjet e nënshkruara

08/02/2023
Molliqaj viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë
LAJMET

Molliqaj viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë

08/02/2023
Rrëfimi i shqiptares në Turqi: Ka ende njerëz nën gërmadha, zëri po u dëgjohet

Rrëfimi i shqiptares në Turqi: Ka ende njerëz nën gërmadha, zëri po u dëgjohet

08/02/2023
0

Në mesin e të prekurve nga tërmetet në Turqi ka edhe shqiptarë. Venera Galimuna është një ndër ta. Asaj i...

Auto Draft

“SEE Talents” dhe “Sons of Soccer Academy” nga Gjermania organizojnë kamp për portier

08/02/2023
0

SEE-Talents, në bashkëpunim me Sons of Soccer Academy nga Gjermania organizojnë kamp të veçantë vetëm për portier. Këtë kamp do...

Maloku: Plani franko-gjerman nuk do e përmbyllë dialogun me Serbinë

Maloku: Plani franko-gjerman nuk do e përmbyllë dialogun me Serbinë

08/02/2023
0

Sipas politologut, Albinot Maloku, plani franko-gjerman nuk do ta përmbyllë procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Madje, Maloku vlerësoi...

Kosova dërgon në Turqi katër mjekë e katër infermierë për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti

Kosova dërgon në Turqi katër mjekë e katër infermierë për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti

08/02/2023
0

Kosova do të dërgojë katër mjekë dhe katër infermierë për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti në Turqi. Kështu bëri...

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.