TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Doli e LVV-së: Ideja e hapjes për qarkullim e urës mbi lumin Ibër ishte kërkesë e qytetarëve

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Doli e LVV-së: Ideja e hapjes për qarkullim e urës mbi lumin Ibër ishte kërkesë e qytetarëve

Kuvendi Komunal i Mitrovicës së Veriut të premten ka vendosur për hapjen e urës mbi lumin Ibër për qarkullim të automjeteve dhe lëvizje të lirë.

Për këtë asambleistja e Vetëvendosjes në Komunën e Mitrovicës së Veriut, Aida Doli tha se kjo ka qenë kërkesë e qytetarëve dhe është votuar në kuvend komunal.

“Kjo kërkesë është e qytetareve të veriut të Mitrovicës, e kamotshme, e cila na është adresuar neve në Kuvend. Unë kam propozuar që të futet si pikë në rend të ditës, ku ka marr edhe mbështetjen e shumicës. Kjo do të jetë më e lehtë për liri të lëvizjes së qytetarëve, pasi urat bashkojnë dhe nuk ndajnë”, tha Doli.

Ajo në emisioni “Ditari” në Tëvë1 tha se për këtë vendim nuk kanë diskutuar me Qeverinë.

“Nuk kemi diskutuar për këtë vendim me nivelin qendror, pasi ka qenë kërkesë e qytetarëve. Shpresojmë që të realizohet pasi që do të lehtësojë shumë jetën e qytetarëve dhe lirinë e lëvizjes”, ka thënë Doli.

Tutje, sa i përket kërcënimeve nga Lista Serbe se do të këtë incidente pas hapjes, ajo tha se nuk beson një gjë të tillë.

Sipas saj, kjo parti nuk e ka më mbështetjen e qytetarëve të cilët e kanë votuar më herët.

“Në asnjë mënyrë nuk do ta tërheqim vendimin, pasi unë dita ditës po kuptoj se Lista Serbe vetëm interesat e qytetarëve nuk i përfaqëson. Nuk ka pasur nevojë për atë deklaratë se do të këtë incidente, pasi kjo është në të mirë të qytetarëve pa dallim etnie. Unë personalisht nuk besoj se do të këtë incidente pasi Lista Serbe nuk e ka as mbështetjen e qytetarëve të cilët e kanë votuar më herët. Po t’i dëgjosh qytetarët serbë të gjithë janë të kënaqur me këtë vendim, pasi kjo është në të mirë edhe të tyre, edhe të qytetarëve boshnjak, turk, pra pa dallim etnie. Kjo është një e drejtë na takon të gjithëve dhe po besojë dhe shpresoj që kjo të realizohet shpejtë”, shtoi asambleistja e Vetëvendosjes në Komunën e Mitrovicës së Veriut.

Kryesuesi i Kuvendit, Nedzat Ugljanin u shpreh se po kërkojnë të rikthehet diçka që ka ekzistuar 20 vjet më parë, asgjë më shumë. Por, vendimi për hapjen e urës mbi Ibër ka acaruar Listën Serbe. Këta të fundit kanë paralajmëruar se do të ketë incidente nësë një gjë e tillë ndodhë. /teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

KEDS: Të shtunën nis shkyçja e bizneseve pa kontratë me furnizues të licencuar

KEDS njofton për reduktime të energjisë më 2 dhe 3 prill në disa qytete të Kosovës

BE-ja reagon pas anulimit të samitit Brdo-Brijoni

BE-ja reagon pas anulimit të samitit Brdo-Brijoni

Ky është muaji kur do të ndahet paga e 13-të për sektorin publik

Ekzekutohet paga e 13-të për sektorin publik

Osmani nderohet në Vjenë me çmimin “Dr. Erhard Busek” për lidership dhe përkushtim demokratik

Osmani para ndeshjes Kosovë-Turqi: Me Dardanët gjithmonë, Kosova simbol i qëndresës dhe krenarisë

KEDS: Të shtunën nis shkyçja e bizneseve pa kontratë me furnizues të licencuar

KEDS njofton për reduktime të energjisë më 2 dhe 3 prill në disa qytete të Kosovës

BE-ja reagon pas anulimit të samitit Brdo-Brijoni

BE-ja reagon pas anulimit të samitit Brdo-Brijoni

Emisioni “Ditari” 31.03.2026

Emisioni “Ditari” 31.03.2026

Sondazhi i AP: Shumica e amerikanëve e shohin veprimin ushtarak të SHBA-së në Iran si të tepruar

Irani deklaron se 249 gra dhe 216 fëmijë janë vrarë nga sulmet amerikano-izraelite që nga fillimi i luftës

Kremlini: Bisedimet për planin amerikan të paqes për Ukrainën po zhvillohen në mënyrë konstruktive

Hezbollahu vret tre ushtarë izraelitë, ndërkohë që Izraeli vazhdon me sulmet ajrore në Liban

Ky është muaji kur do të ndahet paga e 13-të për sektorin publik

Ekzekutohet paga e 13-të për sektorin publik

Osmani nderohet në Vjenë me çmimin “Dr. Erhard Busek” për lidership dhe përkushtim demokratik

Osmani para ndeshjes Kosovë-Turqi: Me Dardanët gjithmonë, Kosova simbol i qëndresës dhe krenarisë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën