E të lumtur që i janë kthyer bankave shkollore janë shprehur fëmijët.
Megjithatë në disa paralele tjera në këtë shkollë mësimi nuk ka filluar ende për shkak të grevës.
E kjo po i shqetëson prindërit e nxënësve, të cilët kishin ardhur të mërkurën për të marrë librat e fëmijëve.
“Nuk është dashur më ardhur na mi marr librat, po sot fëmijët është dashtë me kanë n’shkollë, e jo me nejt shpi”, ka thënë Fabardha Sheholli.
Ekipi i Tëvë1 ka tentuar të flasë në lidhje me mbajtjen e mësimit në disa paralele me drejtoreshën e shkollës, Jehona Oruqi. Mirëpo kontakti me të ka qenë i pamundur gjatë ditës.
Teksa të pa qasshëm kanë qenë edhe në Drejtorinë për Arsim në Komunën e Prishtinës.
Kronika e realizuar nga Flakë Ajeti