Sipas tij, në vazhdimësi është përmendur si pengesë problemi politik, por siq është shprehur Mzreku, në Byro të Sigurimeve të Kosovës ka pas edhe shumë probleme të brendshme me të cilat thotë se është marrë gjatë.
“Para se të ankohemi se ne nuk jemi pjesë e OKB-së, ne është dashur t’i kryejmë detyrat e shtëpisë sepse kemi pasur gjendje të rëndë brenda sektorit. Kemi pasur numër shumë të madh të automjeteve të paregjistruara, nuk i kemi pasur të nënshkruara të gjitha marrëveshjet me Byrotë e vendeve përreth nesh”, ka thënë Mazreku.
Sipas tij, vitin e kaluar është nënshkruar marrëveshje me Byronë e Malit të Zi dhe gjithashtu është gjetur mirëkuptim edhe me Byronë Shqiptare rreth një shume të konsiderueshme të mjeteve që kjo është dashur t’i paguajë.
“Kemi takuar të gjithë anëtaret një nga një, kemi takuar përfaqësuesit e Byrosë Shqiptare dhe kemi ardhur në përfundim se duhet të mbyllen të gjitha obligimet e ndërsjella”, tha Mazreku.
Sipas tij, aktualisht BKS nuk ka asnjë rast pezull për pagesë, si nga ana e e BSK-së ashtu edhe nga ana e Byrosë Shqiptare.
“Kusht tjetër është ulja e numrit të automjeteve të paregjistruara. Derisa e kemi lansuar projektin e stikersave, kemi pasur mbi 237 mijë automjeteve të paregjistruara në lista. Dy muaj pas lansimit të sistemit janë dhënë efektet në praktikë. Pra, sot kemi vetëm 4,8 % numrin e automjeteve të paregjistruara. Ne si BKS në koordinim të plotë me Këshillin e Byrove po shikojmë mundësinë e gjetjes së një zgjidhjeje alternative që edhe Kosova më në fund të bëhet pjesë e Byrosë së Kartonit të Gjelbër”, është shprehur ai.
Kosova për shkak që nuk është pjesë e Kartonit të Gjelbërt, cdo shtetas i saj që hyn në vendet perëndimore, përfshirë edhe ato të rajonit si Serbi, Mal i Zi, etj. Duhet të paguaj policat e sigurimit.