TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
11 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
11 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

BE: Regjimi i letrave ngjitëse për targat vazhdon ende

nga tëvë1
22 Prill, 2022
0
A A
6 vjet nga fuqizimi i MSA-së, përparime dhe ngecje në zbatimin e reformave evropiane

“Të mërkurën grupet punuese për targat e automjeteve përfunduan punën e tyre në kërkimin e një zgjidhje të përhershme për çështjen e targave, bazuar në standardet dhe praktikat e BE-së. BE-ja shpreh keqardhje pse nuk u arrit marrëveshja dje për çështjen e targave ndërmjet dy kryenegociatorëve. Pasi nuk ka një marrëveshje për zgjidhje të përhershme, regjimi i letrave ngjitëse do të vazhdojë të jetë në fuqi”, ka thënë zëdhënësi i BE-së, Stano.

Ai ka deklaruar se Bashkimi Evropian, në cilësinë e lehtësuesit të dialogut, fton kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë të takohen përsëri në ditët në vijim në Bruksel që të pajtohen për rrugën përpara dhe të gjejnë një zgjidhje.

“BE-ja dhe bashkësia ndërkombëtare pret nga të dyja palët që të përmbahen nga çfarëdo veprimi i njëanshëm, i cili do të mund të rrezikonte sigurinë në terren dhe do të komplikonte edhe më shumë përparimin në dialog”, ka thënë Stano.

Duke iu referuar takimit të fundit të kryenegociatorëve, që u zhvillua të enjten në Bruksel, Stano ka thënë se në atë takim u diskutuan edhe çështje tjera aktuale, përfshirë edhe zbatimi e marrëveshjeve të arritura më parë në dialog, si dhe përgatitja e terrenit për takimin e ardhshëm në nivel të lartë.

“Diskutimet për këto çështje do të vazhdojnë në ditët në vijim”, ka thënë zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

Edhe kryenegociatori i Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë se marrëveshja për përdorimin e letrave ngjitëse është në fuqi dhe, sipas interpretimit të tij, ajo nuk ka skaduar e do të vlejë derisa të mos arrihet ndonjë marrëveshje tjetër.

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Bislimi, pas takimit në Bruksel të enjten, kishte thënë se Kosova do t’i qaset çështjes së lirisë së lëvizjes në të njëjtën mënyrë si Serbia. Ai kishte thënë se Kosova nuk do të bëjë veprime të menjëhershme.

Në BE vazhdojnë të kërkojnë nga palët që të tregojnë përmbajtje në mënyrë që të mos shihet përsëritja e tensioneve që kishin ndodhur në shtator të vitit të shkuar kur Kosova kishte nisur të zbatojë reciprocitetin, ndërsa serbët në veri të Kosovës kishin bllokuar rrugët. Atëherë u arrit pajtim për një zgjidhje kalimtare, ndërsa mandati prej gjashtë muajsh iu dha grupeve punuese që të gjejnë një zgjidhje të përhershme. Ky afat ka skaduar të enjten dhe pajtimi për zgjidhje nuk është arritur në këtë afat./REL

Tags: BEPeter Stanoregjimi i letrave ngjitesetargat
ShareTweet

Postime të ngjashme

“Të shpallet situatë e jashtëzakonshme”, “protesta para Kuvendit” – Analistët flasin për daljen nga kriza

“Të shpallet situatë e jashtëzakonshme”, “protesta para Kuvendit” – Analistët flasin për daljen nga kriza

Bajrami i reagon Rizvanollit: Hajde në debat deputete

Rizvanolli: Bandat kriminale po kundërshtojnë faturimin e energjisë në veri, jo qytetarët

Rizvanolli: LDK po të brengosej për qytetarët nuk do të bllokonte formimin e institucioneve

Si shpërtheu zjarri që shkatërroi një shtëpi në Suharekë?

Si shpërtheu zjarri që shkatërroi një shtëpi në Suharekë?

“Të shpallet situatë e jashtëzakonshme”, “protesta para Kuvendit” – Analistët flasin për daljen nga kriza

“Të shpallet situatë e jashtëzakonshme”, “protesta para Kuvendit” – Analistët flasin për daljen nga kriza

Bajrami i reagon Rizvanollit: Hajde në debat deputete

“InfoNata” 12.05.2025

“InfoNata” 12.05.2025

Rizvanolli: Bandat kriminale po kundërshtojnë faturimin e energjisë në veri, jo qytetarët

Rizvanolli: LDK po të brengosej për qytetarët nuk do të bllokonte formimin e institucioneve

Egnatia mbron titullin e kampionit në Shqipëri

Egnatia mbron titullin e kampionit në Shqipëri

“Matrix” 12.05.2025

“Matrix” 12.05.2025

Taravari: Vendosëm të shkojmë në opozitë

Taravari: Vendosëm të shkojmë në opozitë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X