TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Abazi sqaron situatën e pakëndshme në Kuvend me Salih Zybën

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Abazi sqaron situatën e pakëndshme në Kuvend me Salih Zybën

Deputetit tashmë të pavarur, Haki Abazit, i është ndërruar ulësja në Kuvendin e Kosovës, për çka ai thotë se nuk ishte i informuar aspak se një gjë e tillë do të ndodhte.

Abazi tha se deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Besim Muzaqi ishte manipuluar duke i thënë se ai vetë ishte në dijeni se do i ndërrohej vendi.

“Është e dhimbshme që realisht unë nisem për në sallën e Kuvendit, shkoj tek ulësja ku e kam edhe kartelën me të cilën paraqitesh për fjalë dhe aty është i ulur deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Besim Muzaqi dhe unë nga ai kërkova ta dijë pse është tërhequr kartela. Ai më tha që i është thënë që tani e tutje duhet të ulet në vendin tim. Unë i tregova që nuk jam fare i informuar për këtë vendim dhe derisa nuk kam një vendim të tillë, i kërkova të ma liroj vendin. Sigurisht që Muzaqi u ndje keq, ai sigurisht ishte i keqinformuar, ishte manipuluar duke i thënë që unë jam i informuar. Por, unë as në emailin zyrtar, e as në telefon nuk jam informuar për këtë çështje”, tregoi Abazi në emisionin “Këndi i Debatit”.

Madje, Abazi pretendoi se deputeti tjetër nga Lëvizja Vetëvendosje, Salih Zyba, kishte tentuar të krijojë një situatë të pakëndshme mes tij dhe deputetit Muzaqi.

“Zyba qëndronte mbi kokën time, duke tentuar të krijojë një situatë të pakëndshme aty brenda. Ne megjithatë nuk jemi shkollë e mesme, pavarësisht se si e konsiderojnë njerëzit punën e deputetit”, shtoi ai tutje.

Megjithatë, Abazi tha se do ishte e rrugës që ai të informohej paraprakisht se vendi i tij në Kuvend do të ndërrohej.

“Nëse ke durimin dhe tolerancën që të ulesh me Vuçiqin me orë të tëra, kanë mundur të ma shkruajnë një email ose dokument ku do isha informuar. Në këtë mënyrë nuk do të ballafaqohesha me situata të tilla”, theksoi Abazi në Tëvë1./teve1.info/.

ShareTweet

Postime të ngjashme

A po vonohet Kosova në përgatitjet për organizmin e Lojërave Mesdhetare 2030?

A po vonohet Kosova në përgatitjet për organizmin e Lojërave Mesdhetare 2030?

“The Guardian”: Gjyqi ndaj Thaçit dhe të tjerëve do ta rishkruajë historinë

Mbrojtja kërkon lirimin e Hashim Thaçit

Studentët shqiptarë protestojnë të hënën në Shkup, kërkojnë provimin e jurisprudencës në shqip

Studentët shqiptarë protestojnë sot në Shkup, kërkojnë provimin e jurisprudencës në shqip

Kurti sot takon Abdixihkun për çështjen e presidentit

Kurti sot takon Abdixihkun për çështjen e presidentit

​Dita Ndërkombëtare e Sportit për Zhvillim dhe Paqe

E diela me diell, vranësira dhe reshje shiu

E hëna me diell, temperaturat shënojnë ngritje

Hoxhaj: Dialogu ka hyrë në fazë të rrezikshme, Kurti s’po e trajton si interes nacional

Hoxhaj: Është absurde që përdorimi i shqipes të kthehet në çështje në një shtet që synon BE-në

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën