TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
10 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
10 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Vërshimet nga reshjet e shiut në 4 komuna kanë shkaktuar dëme afër 24 milionë euro

nga TËVË 1
9 Shkurt, 2023
0
A A
Kryetari i Skenderajt krijon Fondin Emergjent pas dëmeve të shkaktuara nga vërshimet

Autor: Edona Kuliqi

Në mëngjesin e 19 janarit kanë filluar reshjet e para të shiut, të cilat më pas kanë sjellë vërshime në disa vende të Kosovës. Zonat të cilat më së shumti janë prekur nga reshjet e shiut janë Skenderaji, Podujeva, Istogu, Klina e Mitrovica .

Dëmet nga këto vërshime në 4 komuna, sipas vlerësimeve llogariten të jenë në vlerë afër 24 milionë euro.

Qyteti i Skenderajt është më i prekuri nga vërshimet dëmet e shkaktuara kapin vlerën e mbi 15 milionë eurove, raporton teve1.info.

Zyrtari për Marrëdhënie me Publikun nga ky qytet, Amir Lushtaku, ka bërë të ditur se Komisioni e ka vlerësuar gjendjen, dhe raportin përfundimtar do t’ia dorëzojë Kuvendit Komunal në një seancë të jashtëzakonshme, e cila pritet të mbahet të premten.

Sipas tij, pas miratimit në Kuvendin Komunal raporti do të dorëzohet në Qeverinë e Kosovës si dhe ministrive përkatëse.

Dëme nga vërshimet ka pasur edhe në qytetin e Klinës, ku nga raporti final, i cili ka përfunduar, vlera e tyre arrin në 3.8 milionë euro. Ky raport do të miratohet në seancë të jashtëzakonshme, ku pastaj sipas zyrtares për informim, Vlora Tafili, do t’i përcillet Qeverisë.

Ndërkohë, Istogu është qyteti i të cilit ekonomia i është dëmtuar 2,997,300.00 euro, kështu kanë bërë të ditur nga kjo komunë për teve1.info.

“Raporti me këtë vlerë preliminare i është dërguar qeverisë më 25 janar”, kanë njoftuar nga komuna.

Podujeva, është njëra ndër qytetet e cila listohet në pozicionin e fundit në listë, sa i përket vendeve e cila ka pësuar dëme nga vërshimet.

Zyrtarja për Informim dhe Monitorim të Mediave, Liridona Rrahmani nga kjo komunë, ka deklaruar se dëmet janë duke u përpiluar nga komisioni komunal.

Sipas saj, nga informatat e para prej inxhinierëve që kanë dalë në terren, kanë evidentuar dëme në infrastrukturën publike në vlerë prej 2 milionë eurove.

Rrahmani për teve1.info, ka treguar se dëmet e shkaktuara janë në rrugë, trotuare, ura, kalesa, kanalizim fekal dhe atmosferik, etj.

Në qytetin e Podujevës numri i kërkesave nga ana e qytetarëve për dëmet e shkaktuara në ekonomi familjare është 145. Zyrtarja ka treguar se këto familje janë vizituar nga komisioni. Tutje ajo ka shtuar se: “në bujqësi janë 96 kërkesa, ku komisoni komunal ka filluar vizitat dhe pritet t’i përfundojë deri në fund të kësaj jave, dhe në fillimin e javës së ardhshme do të kompletohet raporti i cili do të përcillet tek qeveria”.

Për dëmet e shkaktuara në Mitrovicë, teve1.info ka kontaktuar me zyrtarët e komunës, por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.

Ndërkohë, sa i përket dëmeve vetëm në ambientet arsimore në Komunën e Skenderajt janë raportuar se janë rreth gjysmë milioni euro. Kështu ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Fadil Nura, dhe drejtori i Arsimit, Kastriot Duraku, gjatë një vizite në hapësirat e të tri shkollave të qytetit.

Ndërkaq, në vazhdën e veprimeve sa i përket fondit emergjent të vërshimeve totali i përgjithshëm deri më tani për Skenderaj është 302,559.71 euro.

Tags: istogKlinemitroviceSkenderajvershime
ShareTweet

Postime të ngjashme

KDI: Mbyllja e seancës nga kryesuesi, shkelje e rregullores dhe praktikës parlamentare

Tentimi i 15-të për konstituimin e Kuvendit

Mot i vranët dhe me riga shiu

Gjatë ditës në disa zona riga shiu

“Të shpallet situatë e jashtëzakonshme”, “protesta para Kuvendit” – Analistët flasin për daljen nga kriza

“Të shpallet situatë e jashtëzakonshme”, “protesta para Kuvendit” – Analistët flasin për daljen nga kriza

Bajrami i reagon Rizvanollit: Hajde në debat deputete

Nis procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare, rezultatet e para

​Numërohen mbi 93% e kutive në Shqipëri, këto janë rezultatet

KDI: Mbyllja e seancës nga kryesuesi, shkelje e rregullores dhe praktikës parlamentare

Tentimi i 15-të për konstituimin e Kuvendit

Mot i vranët dhe me riga shiu

Gjatë ditës në disa zona riga shiu

“Të shpallet situatë e jashtëzakonshme”, “protesta para Kuvendit” – Analistët flasin për daljen nga kriza

“Të shpallet situatë e jashtëzakonshme”, “protesta para Kuvendit” – Analistët flasin për daljen nga kriza

Bajrami i reagon Rizvanollit: Hajde në debat deputete

“InfoNata” 12.05.2025

“InfoNata” 12.05.2025

Rizvanolli: Bandat kriminale po kundërshtojnë faturimin e energjisë në veri, jo qytetarët

Rizvanolli: LDK po të brengosej për qytetarët nuk do të bllokonte formimin e institucioneve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X