Përmes një postimi në Facebook, ai tha se Hyseni është fytyra e vërtetë e atyre që vodhën, plaçkitën dhe e futën në udhë pa krye Kosovën.
Sipas saj, ai dhe shumë tjerë janë fajtorë për rënien e LDK-së dhe po e mbajnë atë të fundosur.
“Ja fytyra e vërtetë e atyre që e vodhën, e plaçkitën, e mashtruan, e futën në udhë pa krye Kosovën. Skënder Hyseni dhe plot të tjerë jo vetëm që e çuan LDK-në në 10%, por çdo ditë kujdesen që ta mbajnë të fundosur. E sa për Kosovën, e kanë treguar me kohë se sa vlerë ka për ta. Zoti t’marroftë, Skënder Hyseni, për këto fjalë të pafalshme!”, thuhet në postimin e saj./teve1.info/
https://teve1.info/lajmet/hyseni-osmani-qendrime-si-te-millosheviqit-kurtin-nuk-do-ta-marr-me-askush-seriozisht/