Konferenca do të mbahet në orën 19:00 në zyrat e SBAShK-ut.
Sipas SBAShK-ut, konferenca do të mbahet pas takimeve të planifikuara të Flocken me kryeministrin Kurti e SBAShK-un.
Kujtojmë se kryetari i Këshillit Grevist Rrahman Jasharaj, ditë më parë ka thënë se Flocken e ka përkrahur grevën e SBAShK-ut.