Sips njoftimit, gjatë javës pritet të jetë mot relativisht i mirë dhe me intervale të gjata me diell, teksa riga të dobëta shiu mund të ketë gjatë javës.
IHK ka njoftuar se temperaturat minimale do të lëvizin rreth 0 deri në gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës nga 10 deri 20 gradë Celsius.
“Pas reshjeve të ditëve të fundit që përfshijnë vendin tonë, situata sinoptike do të stabilizohet. Reshjet do të vazhdojnë edhe gjatë pjesë së dytë të ditës së diele (03.04.2022). Më tej parashihet që ky ciklon të dobësohet për të vazhduar tutje me mot relativisht të mirë dhe me intervale të gjata me diell. Riga të dobëta mund të ketë gjatë javës, si pasojë e zhvillimit të vranësirave lokale, por reshje siç patëm ditëve të fundit, nuk parashihen. Të hënën në orët e para të ditës parashihen ngrica të dobëta të cilat mund të jenë të dëmshme për disa lloje të pemëve të cilat vetëm se janë në fazën e lulëzimit”, thuhet ndër të tjera në njoftim./teve1.info/