TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

​Lajçak: Ukraina para Ballkanit Perëndimor në BE

by Besarta Mehmeti
4 vjet ago
0
A A
​Lajçak: Ukraina para Ballkanit Perëndimor në BE

Aty po merr pjesë edhe Miroslav Lajçak, i dërguar i BE-së për procesin e dialogut Kosovë-Serbi dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Lajçak tha se lufta në Ukrainë ka ndryshuar mënyrën e të menduarit të BE-së, sa i përket zgjerimit në aspektin pozitiv, sepse agresioni rus në Ukrainë, e ka bërë zgjerimin sërish çështje politike.

“Papritur të gjitha vendet e BE-së e kanë kuptuar se zgjerimi nuk është çështje teknike, por është çështje e të ndarit të vlerave dhe të të bërit pjesë e zgjidhjes”, tha ai.

Ai tha se Ballkani Perëndimor duhet të jetë me BE-në në këtë kohë të vështirë.

“Kjo do të thotë se ka ndjenjë të urgjencës, dhe ndjenjën e një procesi të papërfunduar. Gjithmonë ka një por. Në këtë kohë, BE-ja nuk ka kapacitete të ballafaqohet me më shumë probleme, sepse gjithçka tjetër është në Ukrainë”, u shpreh Lajçak.

Ai shpjegoi se BE-së i ka humbur durimi me problemet në Ballkanin Perëndimor.

“Presim që partnerët tanë në Ballkan të tregojnë se janë pjesë e zgjidhjes së problemeve, duke i zgjidhur vetë problemet ose duke na ndihmuar ne që t’i zgjidhim problemet e tyre”, u shpreh diplomati sllovak.

Ai shpjegoi se një muaj më parë ishte shumë optimist. “Por tani guxoj të them se do të mund ta shikoni Ukrainën që të kërcejë para partnerëve në Ballkan, kur është fjala për integrimet evropiane”, tha Lajçak, të cilit drejtuesi i debatit i kërkoi sqarim se si mund të ndodhë kjo.

“Fatkeqësisht, nuk shoh shumë ndryshime kur vjen çështja tek retorika, ndërmjet partnerëve në rajon. Ata (vendet e Ballkanit perëndimor v.j) thonë të gjitha gjërat e duhura kur është çështja te Rusia dhe Ukraina, por kur shihni në rajon, konfrontimet në Bosnje e Hercegovinë, kur shikoni mungesën e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë, atëherë mendoj se rasti i Ukrainës nuk ishte thirrje e mjaftueshme për ta për t’u zgjuar”, tha Lajçak.

Sipas tij, durimi dhe toleranca e BE-së është ndikuar nga lufta në Ukrainë dhe për këtë arsye vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të jenë pjesë e zgjidhjes së problemeve.

“E jo të merreni me plagët që shpesh ia krijoni vetes”, porositi Lajçak. /RTKLive

ShareTweet

Postime të ngjashme

Sulmet izraelite vrasin të paktën 12 palestinezë në Gaza, mes shkeljeve të reja të armëpushimit

Sulmet izraelite vrasin të paktën 12 palestinezë në Gaza, mes shkeljeve të reja të armëpushimit

Trump thotë se iranianët “duan të dëgjojnë bomba sepse duan të jenë të lirë”

Trump thotë se iranianët “duan të dëgjojnë bomba sepse duan të jenë të lirë”

​VLEN: Protesta e studentëve flet për dështimin e atyre që me vite kishin pushtetin

​VLEN: Protesta e studentëve flet për dështimin e atyre që me vite kishin pushtetin

​BDI pas protestës së studentëve në Shkup: Politikë e organizuar për dobësimin e gjuhës shqipe në institucione

​BDI pas protestës së studentëve në Shkup: Politikë e organizuar për dobësimin e gjuhës shqipe në institucione

6 prilli i ‘99-ës në Kuçicë, fillimisht i vranë burrat e më pas i plaçkitën gratë

6 prilli i ‘99-ës në Kuçicë, fillimisht i vranë burrat e më pas i plaçkitën gratë

Pranverë e rëndë për bujqit

Pranverë e rëndë për bujqit

Maqedonci: Kuvendi jo funksional, pengesë për dërgimin e FSK-së në Gaza

Gati dokumentacioni për sigurimin shëndetësor dhe jetësor – FSK afër misionit paqësor në Gaza

Policia në mungesë rreshterësh, s’hapën konkursin që nga 2024-ta

Policia në mungesë rreshterësh, s’hapën konkursin që nga 2024-ta

Lagjja “Dardania” pa ujë sonte

Lagjja “Dardania” pa ujë sonte

Gjeopolitika e zgjedhjeve dhe “sabotazhi” në tubacionin në Serbi

Gjeopolitika e zgjedhjeve dhe “sabotazhi” në tubacionin në Serbi

Zbulohet pllakë përkujtimore, Drenica i nderon veteranët e fshatit Kuçicë

Zbulohet pllakë përkujtimore, Drenica i nderon veteranët e fshatit Kuçicë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën