TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Lajçak: Më 2 maj fillon krijimi i Asociacionit, do t’u përmbahemi modeleve europiane

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Lajçak dhe këshilltarët e rinj nga Gjermania dhe Franca vizitojnë Kosovën dhe Serbinë

I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se është me rëndësi që sa më shpejt të përcaktohet statusi dhe kompetencat e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Ai tha se takimi i 2 majit mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në agjendë do të ketë fillimin e procesit të krijimit të Asociacionit.

“Për mua është e rëndësishme që më 2 maj të kemi një takim të planifikuar mes presidentit Vuçiq dhe kryeministrit Kurti në Bruksel, ku në agjendë do të jetë fillimi i procesit të krijimit të këtij komuniteti. Do të prezantohet drafti i statutit të saj, që është hapi i parë i detyrueshëm dhe i rëndësishëm”, deklaroi Lajçak në një intervistë për median sllovake “Dennikn”,

Emisari i BE-së tha se për krijimin e Asociacionit do t’i përmbahen modeleve ekzistuese evropiane.

“Nga këndvështrimi që sapo fola, jam i kënaqur. Megjithatë, nuk do ta fsheh faktin se fillimisht u përpoqëm të biem dakord për një aneks më ambicioz të zbatimit, i cili do të ishte më i detajuar dhe më i lehtë për t’u kontrolluar. Megjithatë, të gjitha parimet kryesore janë në dokumentin e rënë dakord. Qëllimi është përcaktimi i statusit ligjor të serbëve të Kosovës dhe të pakicës serbe në Kosovë. Ne e shohim këtë si një mundësi për të qartësuar disi marrëdhëniet ndërmjet qeverisë në Prishtinë dhe serbëve të Kosovës. Dhe në të njëjtën kohë të definohet roli i Serbisë në mbështetjen e serbëve të Kosovës”, tha Lajçak.

“Është një temë e ndjeshme, flitet shumë për të, por për mua është e rëndësishme që më në fund të fillojmë të përcaktojmë se çfarë do të thotë Asociacioni, cili do të jetë statusi i tij, cilat do të jenë kompetencat e tij. Ne do t’i përmbahemi modeleve ekzistuese evropiane”, u shpreh Lajçak.

Mes tjerash, Lajçak në këtë intervistë foli edhe për moskrijimin e Asociacionit nga ana e Kosovës, gjë të cilën e mori përsipër për ta përmbushur si pjesë e Marrëveshjes së Brukselit të vitit 2013.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Në QNR rinumërohen 158 nga 914 vendvotime

Në QNR rinumërohen 158 nga 914 vendvotime

KRU “Prishtina” thirrje qytetarëve: Përdorni ujin me kujdes, rezervat po zvogëlohen

IKSHPK del me njoftim, tregon në cilat rajone ka ndryshime të situatës me cilësinë e ujit pas vërshimeve

Komandanti i FSK-së vizitoi bazën e aviacionit të Ajovës në ShBA

Komandanti i FSK-së vizitoi bazën e aviacionit të Ajovës në ShBA

Specialja cakton datat për deklaratat përmbyllëse në gjykimin ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit

Specialja cakton datat për deklaratat përmbyllëse në gjykimin ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit

Trump kërcënon të përdorë Aktin e Kryengritjes për t’i dhënë fund protestave në Minneapolis

Trump kërcënon të përdorë Aktin e Kryengritjes për t’i dhënë fund protestave në Minneapolis

Në QNR rinumërohen 158 nga 914 vendvotime

Në QNR rinumërohen 158 nga 914 vendvotime

OKB rivendos sanksionet ndaj Iranit

Protestat në Iran: Këshilli i Sigurimit i OKB-së thërret takim urgjent pas kërkesës së SHBA-së

KRU “Prishtina” thirrje qytetarëve: Përdorni ujin me kujdes, rezervat po zvogëlohen

IKSHPK del me njoftim, tregon në cilat rajone ka ndryshime të situatës me cilësinë e ujit pas vërshimeve

Komandanti i FSK-së vizitoi bazën e aviacionit të Ajovës në ShBA

Komandanti i FSK-së vizitoi bazën e aviacionit të Ajovës në ShBA

KB Prishtina jep detaje për Kuvendin e jashtëzakonshem ku Bekë Berisha u zgjedh Kryetar i ri i Klubit

MKRS-ja: Zgjedhja e Bekë Berishës për kryetar të KB Prishtinës, në kundërshtim me ligjin

Specialja cakton datat për deklaratat përmbyllëse në gjykimin ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit

Specialja cakton datat për deklaratat përmbyllëse në gjykimin ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën