TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Lady Gaga në Brazil, tërheq rreth 2.1 milion njerëz për koncertin falas në Rio

nga teve1
4 Maj, 2025
0
A A
Lady Gaga në Brazil, tërheq rreth 2.1 milion njerëz për koncertin falas në Rio

Këngëtarja, Lady Gaga, e veshur me një fustan të kuq të ndezur, “elektrizoi” turmat në plazhin Copacabana të Rio de Janeiro-s me koncertin e saj falas dhe që tërhoqi rreth 2.1 milion njerëz.

Pasi hapi shfaqjen e saj me “Bloody Mary”, ylli amerikan, i cili nuk kishte performuar në Brazil që nga viti 2012, vazhdoi me “Abracadabra”, një nga hitet e albumit të saj të fundit, “Mayhem”, i publikuar në muajin mars.

“Sonte ne po bëjmë histori, por askush nuk e bën historinë i vetëm. Pa të gjithë ju, njerëzit e jashtëzakonshëm të Brazilit, nuk do ta kisha këtë moment. Faleminderit që keni bërë historinë me mua! Populli i Brazilit është arsyeja që unë shkëlqej sot. Por, nga të gjitha gjërat për të cilat mund t’ju falënderoj, ajo për të cilën jam më mirënjohëse është kjo: që më keni pritur. Ju keni pritur më shumë se 10 vjet për mua”, tha ajo.

Artistja deklaroi se u desh kaq shumë kohë për t’u rikthyer sepse po “shërohej” e “po bëhej më e fortë”.

Sensacioni i popit anuloi shumë nga shfaqjet e saj në vitet 2017 e 2018 për shkak të fibromialgjisë, që është një gjendje mjekësore e karakterizuar nga dhimbje kronike e përhapur në të gjithë trupin e nga një përgjigje e mbindjeshme e dhimbjes kundrejt presionit.

Vlerësohet se shfaqja e Gaga-s do të ketë injektuar rreth 600 milion reais (79.9 milion paund) në ekonomi, gati 30% më shumë se shfaqja e Madonna-s.

Gjatë gjithë javës, fansat e Lady Gaga-s janë dyndur në qytet, për të mos humbur mundësinë.

Këshilli Bashkiak i qytetit të Rios po mbështetet në këtë kthesë ekonomike, gati 30% më shumë se koncerti falas i Madonnës i mbajtur në të njëjtin vend, një vit më parë.

Autoritetet lokale synojnë që të vazhdojnë traditën e koncertit falas në muajin maj, për të stimuluar turizmin në një periudhë që konsiderohet sezon me jo shumë vizitorë.

Kryebashkiaku Eduardo Paes ka lënë të kuptohet tashmë se po shqyrton mundësinë e ftesës ndaj grupit irlandez të rokut U2, vitin e ardhshëm.

Koncerti i Lady Gaga-s u ndoq nga një grup i madh sigurie, me mbi 5 mijë oficerë, dronë e kamera sigurie të teknologjisë së lartë, që bëjnë identifikimin e fytyrës./TAR

ShareTweet

Postime të ngjashme

Cassie Ventura reagon pas verdiktit për Diddy-n

Cassie Ventura reagon pas verdiktit për Diddy-n

Sean “Diddy” Combs shpallet fajtor për 2 nga 5 akuzat, falënderon jurinë

Sean “Diddy” Combs shpallet fajtor për 2 nga 5 akuzat, falënderon jurinë

Adelina Ismaili publikon EP-në “Grua” për 40-vjetorin e karrierës së saj me një dedikim të rëndësishëm!

Adelina Ismaili publikon EP-në “Grua” për 40-vjetorin e karrierës së saj me një dedikim të rëndësishëm!

Pas gjashtë javësh dëshmi, P. Diddy përballet me rrezikun e burgimit të përjetshëm

Pas gjashtë javësh dëshmi, P. Diddy përballet me rrezikun e burgimit të përjetshëm

Krasniqi: LVV-ja ka vendosur ta mbajë peng shtetin

Krasniqi pas dështimit të 42-të: Tym e zjarr për Kuvendin nuk kemi, siç kishte Kurti dikur

Murati: Opozita është totalisht e painteresuar për zhbllokim

Murati: Nuk ka ndryshim të rendit të ditës, është shpifje

​Zemaj për mundësinë e një mocioni: Nuk mund të them diçka të saktë

​Zemaj për mundësinë e një mocioni: Nuk mund të them diçka të saktë

S’ka konstituim as sot

S’ka konstituim as sot

Tejkaloi shpejtësinë e lejuar, dënohet me 300 euro dhe tre muaj ndalim të drejtimit shoferin në Ferizaj

Tejkaloi shpejtësinë e lejuar, dënohet me 300 euro dhe tre muaj ndalim të drejtimit shoferin në Ferizaj

Gashi: Kryetari i Kuvendit duhet të zgjidhet me votim të hapur

Gashi: Kryetari i Kuvendit duhet të zgjidhet me votim të hapur

Bogujevci: Rregullorja dhe Kushtetuta e lejojnë votimin e hapur dhe të fshehtë

Bogujevci: Rregullorja dhe Kushtetuta e lejojnë votimin e hapur dhe të fshehtë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X