TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kuvendi i Odës së Inxhinierëve të Kosovës miratoi dokumente të rëndësishm

by teve1
4 javë ago
0
A A
Kuvendi i Odës së Inxhinierëve të Kosovës miratoi dokumente të rëndësishm

Kuvendi i Odës së Inxhinierëve të Republikës së Kosovës (OIRK) ka vazhduar punimet, ku me pjesëmarrje të gjerë dhe diskutime konstruktive ndërmjet anëtarëve, janë miratuar disa dokumente dhe vendime të rëndësishme për funksionimin e Odës.

Në Kuvend, anëtarët u njoftuan shkurtimisht për procesin e themelimit të OIRK-së, kuvendin e parë themelues, organet e zgjedhura dhe aktet bazë të miratuara në fazën fillestare të funksionimit.

Në këtë mbledhje, Kuvendi shqyrtoi dhe miratoi me votim Raportin vjetor të punës së Odës për vitin 2025, duke e cilësuar atë si pasqyrë të angazhimeve dhe rezultateve gjatë vitit të parë të veprimtarisë.

Po ashtu, në kuadër të periudhës së përkohshme të funksionimit, anëtarët u njoftuan me raportimin financiar vjetor për vitin 2025 dhe planifikimin financiar për vitin 2026, me sqarime lidhur me ekzekutimin e mjeteve financiare.

Kuvendi dëgjoi edhe raportimin e Komisionit Mbikëqyrës, i cili paraqiti vlerësimin e tij mbi mbikëqyrjen e punës dhe veprimtarisë së organeve të Odës.

Me votim u miratuan edhe dy rregullore të rëndësishme, të cilat synojnë të krijojnë bazë më të qartë për funksionimin institucional dhe administrativ të OIRK-së: Rregullorja e Punës së Kuvendit të OIRK-së dhe Rregullorja për Organizimin e Brendshëm të Administratës së OIRK-së.

Po ashtu, Kuvendi miratoi me votim Rezolutën e Kuvendit lidhur me dokumentet referuese për kategorizimin e ndërtimit, çmimin mesatar të ndërtimit dhe çmimet minimale referuese për shërbime inxhinierike në fushën e ndërtimit.

Nga OIRK u shprehën falënderime për anëtarët e Kuvendit për pjesëmarrjen dhe kontributin profesional, për Komisionin Mbikëqyrës për angazhimin dhe raportimin e paraqitur, si dhe për mysafirët dhe të pranishmit për përkrahjen ndaj punës së Odës.

Këtu, u bë e ditur se vendimet e miratuara do të protokolohen dhe publikohen në ditët në vijim.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Haradinaj: Populli i Kosovës nuk e duron izolimin e as mashtrimin

Haradinaj: Kurti nuk është më premtim, por bilanc i dështimeve

Cakolli: Seanca e radhës për konstituimin e Kuvendit mund të thirret sonte dhe më së voni deri të enjten

LVV propozoi tre emra për KQZ-në, Cakolli: Kjo krijon paqartësi dhe rrezikon funksionalizimin

KQZ: 88% e fletëvotimeve për diasporën janë dorëzuar

Partitë dërgojnë emrat te presidentja për anëtarë të KQZ-së

Specialja pranon dëshmitë e dy dëshmitarëve në rastin e ish-krerëve të UÇK-së, njëri nën masa mbrojtëse

Specialja ia heq kufizimet e vizitave tek Thaçi një personi, i lë në fuqi për 10 të tjerët

Gjilani triumfon në Podujevë, mposht Llapin 2:3

Gjilani triumfon në Podujevë, mposht Llapin 2:3

Ballkanit i mjafton sërish Tolaj, ruan kryesimin në tabelë

Ballkanit i mjafton sërish Tolaj, ruan kryesimin në tabelë

Specialja pranon dëshmitë e dy dëshmitarëve në rastin e ish-krerëve të UÇK-së, njëri nën masa mbrojtëse

Specialja ia heq kufizimet e vizitave tek Thaçi një personi, i lë në fuqi për 10 të tjerët

Superliga, FFK-ja publikon orarin e javës së 21-të

Drita këndellet dhe ruan hapin me liderin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën