TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

“Kushtet në burg kanë qenë të tmerrshme” – Avokati Koci tregon trajtimin e Arbnor Spahiut në Suboticë

Ish-pjesëtari i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, Arbnor Spahiu, është liruar nga paraburgimi në Suboticë të Serbisë. Ai u kthye në familjen e tij të premten para mesnatës. Detaje se si është trajtuar Spahiu në burgun e Serbisë, ka dhënë avokati i tij, Arianit Koci.

by TËVË 1
40 minuta ago
1 0
A A

Mesnata e së premtes solli lajmin që familja Spahiu po priste prej muajsh.

Arbnor Spahiu, ish-pjesëtar i Njësisë Speciale, u kthye në Kosovë, pasi u lirua nga paraburgimi në Serbi.

Ish-polici  e ka cilësuar procesin e zhvilluar ndaj tij nga autoritetet serbe ndaj tij si kryekëput politik dhe të padrejtë.

“Dua t’ju njoftoj se jam mirë, më i fortë se kurrë dhe mirënjohës për çdo mbështetje gjatë kësaj periudhe të vështirë. Faleminderit nga zemra familjes sime, shoqërisë, bashkëfshatarëve, ish-kolegeve të mi të Policisë së Kosovës , institucioneve të Kosovës dhe gjithë shqiptarëve kudo që janë, për mbështetjen morale e emocionale, për vizitat dhe fjalët e mira që i dhanë forcë familjes sime”.

Spahiu, u mbajt në qeli në Suboticë nga 7 qershori. Ai u paraburgos, nën pretendimet për kryerjen e veprës penale “vrasje e rëndë” në fshatin Banjskë.

Por, sipas avokatit, të Spahiut, Arianit Koci këto pretendime, nuk u mbështeten me asnjë provë dhe ish polici është mbajtur në mënyrë krejtësisht të paarsyeshme në paraburgim nga autoritetet serbe.

Koci për Tëvë1 tha që sa i përket këtij rasti, e ka një kritikë për institucionet e Kosovës.

“Ka qenë një proces i mundimshëm në fund ja dolem ne, me të vertet ka qenë e paarsyeshme dhe pa prova është mbajtur Arbnori dhe prej fillimit kam thënë që këta duhet me lëshu se nuk ka prova kundër tij sidoqoftë për detaje nuk mundem me fol për shkak se kemi edhe njerëz të tjerë. E kom një kritik shumë të madhe për autoritetet tona shtetërore, shumë pak po bëjnë për qytetarin e Kosovës, MPJ nuk angazhohet aq sa duhet, angazhimin e vetëm e ka përmes ambasadorit të cilin e falënderoj dhe i cili me të vërtetë është angazhu”.

Koci tregoi edhe për trajtimin e Spahiut në burgun e Suboticës.

“Ne jemi në një gjendje lufte me Serbinë, të pa shpallur dhe këtu hyn gjithmonë edhe elementi politik por në fund siç po e shihni, unë jam shumë i lumtur që është kthy Arbnori se i ka ra me hek shumë në burgje të Serbisë por tani është i sigurtë në shtepi të vet. Kryesisht nuk është keqtrajtu fizikisht, natyrisht kushtet në burg kanë qenë të tmerrshme mundeni edhe me paramendu por nuk është tema këtu thelbi i çështjes është se çdo qytetarë i Kosovës ka të drejtë me u mbrojtë prej shtetit të vet”, deklaroi ai.

Ndërkaq Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës përmes një njoftimi kanë thënë që e kanë mbështet vazhdueshëm ish policin Spahiu.

“Qe nga dita e pare e arrestimit te tij, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, perkatësisht Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës së bashku me institucionet tjera gjegjëse, kanë ndjekur nga afër rastin dhe kanë ofruar mbështetjen e nevojshme, duke insistuar vazhdimisht që ndaj tij të respektohen të drejtat themelore të njeriut dhe standardet ndërkombëtare të drejtesise. MPJD rithekson se akuzat e ngritura nga autoritetet e Serbisë kundër z. Spahiu kanë qenë të motivuara politikisht dhe të pabazuara ne prova, ndërsa paraburgimi i tij i zgjatur ka shkelur te drejtën për proces të rregullt dhe trajtim te drejtë”, u tha nga MPJD-ja.

Ndër të tjera, kjo ministri ka thënë se duhet të marrë fund praktika e Serbisë që po e përdor sistemin e drejtësisë për presion politik.

Kronikë e realizuar nga gazetarja, Jona Kelmendi.

ShareTweet

Postime të ngjashme

KFOR-i, EULEX-i, Policia dhe FSK-ja bashkë në “Shpata e Artë” njohësit: Siguria në vend po forcohet

KFOR-i, EULEX-i, Policia dhe FSK-ja bashkë në “Shpata e Artë” njohësit: Siguria në vend po forcohet

5 vite burgim rrezikojnë personat që ndikojnë në procesin e votimit

5 vite burgim rrezikojnë personat që ndikojnë në procesin e votimit

Bllokada e buxhetit, kush rrezikon të mbes pa paga?

Bllokada e buxhetit, kush rrezikon të mbes pa paga?

Kosova pret të burgosurit e parë nga Danimarka në fillim të 2027-ës

Kosova pret të burgosurit e parë nga Danimarka në fillim të 2027-ës

Peja pa probleme ndaj Vëllaznimit

Peja pa probleme ndaj Vëllaznimit

Barça kthehet në Camp Nou me fitore të thellë

Barça kthehet në Camp Nou me fitore të thellë

KFOR-i, EULEX-i, Policia dhe FSK-ja bashkë në “Shpata e Artë” njohësit: Siguria në vend po forcohet

KFOR-i, EULEX-i, Policia dhe FSK-ja bashkë në “Shpata e Artë” njohësit: Siguria në vend po forcohet

5 vite burgim rrezikojnë personat që ndikojnë në procesin e votimit

5 vite burgim rrezikojnë personat që ndikojnë në procesin e votimit

Bllokada e buxhetit, kush rrezikon të mbes pa paga?

Bllokada e buxhetit, kush rrezikon të mbes pa paga?

Kosova pret të burgosurit e parë nga Danimarka në fillim të 2027-ës

Kosova pret të burgosurit e parë nga Danimarka në fillim të 2027-ës

“Kushtet në burg kanë qenë të tmerrshme” – Avokati Koci tregon trajtimin e Arbnor Spahiut në Suboticë

“Kushtet në burg kanë qenë të tmerrshme” – Avokati Koci tregon trajtimin e Arbnor Spahiut në Suboticë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën