TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
15 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
15 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Kusari-Lila: Zgjedhjet, zgjidhja më e afërt dhe e pranueshme e ngërçit politik

nga teve1
21 Prill, 2025
1
A A
Kusari-Lila: Zgjedhjet, zgjidhja më e afërt dhe e pranueshme e ngërçit politik

Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, e cila në zgjedhjet e fundit garoi në listë të përbashkët me Lëvizjen Vetëvendosje, ka deklaruar se zgjedhjet mbeten zgjidhja më e afërt e ngërçit politik në vend.

Megjithatë, shtoi se është ende e mundur që Kuvendi të konstituohet brenda pak ditësh, nëse partitë politike tregojnë reflektim.

Në një deklarim për media pas ndërprerjes së seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, Kusari-Lila tha se marrëveshje politike kanë me disa parti politike të komunitetit jo-shumicë.

“Me këto qasje të cilat, mënyrën si po tregohet, ose po barrikadohet nga partitë tjera parlamentare, me të vërtetë duhet të dakordohemi me një temë tjetër. T’i thërrasim të gjitha grupet politike, të konstituojmë Kuvendin dhe të dakordohemi që me 80 vota, ta shpërndajmë Kuvendin dhe shkojmë në zgjedhje tjera. Në rrethanat aktuale, me deklarimet aktuale, kjo duket se është zgjedhja më e afërt dhe më e pranueshme. Kështu, ashtu i kemi pasur vetëm deklarimin dhe ofrimin bile edhe të datave potenciale të kryetarit të partisë, PDK, Memli Krasniqi, për atë se kur vendi do të shkojë në zgjedhje të tjera parlamentare. Prandaj, shumë e thjeshtë, ne nuk jemi të interesuar që kjo bllokadë të vazhdojë, nuk jemi të interesuar sipas disa teorive që duam t’i bëjmë zgjedhjet së bashku, lokale dhe nacionale, nuk jemi të interesuar të shtymë këtë situatë pafund deri në zgjedhjen e presidentes, as një nga këto skenare nuk është valide”, tha ajo.

Derisa foli për opozitën, Kusari-Lila tha se ekzistojnë marrëveshje politike me disa parti të komuniteteve joshumicë, që mund të ndihmojnë në zhbllokimin e situatës institucionale.

“Nëse partitë politike reflektojnë, në dy ditët në vijim mund të kemi konstituimin e plotë të Kuvendit,” u shpreh ajo.

Megjithatë, ajo kritikoi qasjen e disa partive në raport me emrin e kryeparlamentarit.

“Ata po na e përcaktojnë emrin e kryeparlamentarit, a t’ua përcaktojmë edhe ne emrat e nënkryetarëve”, u shpreh ajo.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kosova nikoqire e “Defender Europe 25” nga 26 maji deri më 9 qershor

Kosova nikoqire e “Defender Europe 25” nga 26 maji deri më 9 qershor

Elshani qytetar nderi i Mitrovicës së Veriut, mirënjohje edhe për Tëvë1

Elshani qytetar nderi i Mitrovicës së Veriut, mirënjohje edhe për Tëvë1

Aktakuzë ndaj ish-policit serb i arrestuar për spiunazh

Aktakuzë ndaj ish-policit serb i arrestuar për spiunazh

Çaslav Joliq dënohet më pesë vjet burgim për krime lufte ndaj popullsisë civile në Kosovë

Në këtë qytet duhet të merrni leje për të veshur taka të larta!

Në këtë qytet duhet të merrni leje për të veshur taka të larta!

Aktakuzë ndaj ish-policit serb i arrestuar për spiunazh

Aktakuzë ndaj ish-policit serb i arrestuar për spiunazh

Trump e kërcënon BE-në me tarifa prej 50 për qind

Trump e kërcënon BE-në me tarifa prej 50 për qind

Man City në bisedime të avancuara me Milanin për Reijnders

Man City në bisedime të avancuara me Milanin për Reijnders

Atletico Madridi po e monitoron yllin e Real Madridit, mund të bëjë një ofertë të madhe

Atletico Madridi po e monitoron yllin e Real Madridit, mund të bëjë një ofertë të madhe

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X