Ajo ka thënë se Asociacioni është kërkesë nga Serbia për të instrumentalizuar qytetarët serb ashtu siç ka bërë me Listën Serbe, por që nuk ka sjellë asnjë dobi për qytetarët serb.
“Nuk ka pasur ndryshim të qëndrimit as nga kryeministri, por as në Grupin Parlamentar. Kur flasim për Asociacionin menjëherë shkon në mendje vendimi i Gjykatës Kushtetuese ku janë konstatuar shkelje”, ka thënë Kusari-Lila në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.
Ajo thotë se me Serbinë duhet të jetë në qendër të diskutimit marrëveshja reciproke./Tëvë1/.