TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kusari-Lila ironizon me Haradinajn: Cilat ministri po i do?

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Kusari-Lila ironizon me Haradinajn: Cilat ministri po i do?

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila e vlerëson të papranueshme idenë e liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj për krijimin e një qeverie të unitetit.

Shefja e deputetëve të partisë në pushtet tha se e falënderon Haradinajn për propozimin, por se sipas saj, Qeveria Kurti do të vazhdojë mandatin e plotë, pasi tha se ka legjitimitet të paparë deri tash në Kosovë.

“Unë mund të them sonte nga kjo studio që e falënderojmë zotëri Haradinajn për propozimin dhe për mundësinë që ta përfshijë edhe Lëvizjen në një qeveri të unitetit. Por fatkeqësisht për zotëri Haradinjan qytetarët kanë vendosur ndryshe dhe vota e tyre ka treguar që Qeveria Kurti e merr mandatin e plotë si një qeveri me një legjitimitet dhe me një mbështetje të paparë deri më tash me mbi 51% të votave të Republikës”, deklaroi Kusari-Lila në Këndin e Debatit në Tëvë1.

Ajo më tej tha se Partia e Haradinajt së bashku me dy partitë tjera opozitare, Partinë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës e ka marrë përgjigjen e qytetarëve në zgjedhjet e vitit 2021.

Por, sipas deputetes Kusari-Lila, kreu i AAK-së me këtë propozim po kërkon të kalojë mbi vullnetin e sovranit, gjë të cilën ajo tha se Haradinaj e ka bërë edhe duke iu bashkuar Qeverisë Hoti, e cila më pas u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese.

Madje, deputetja e Vetëvendosjes ironizoi me liderin e AAK-së duke e pyetur se cilat ministri po i do në kuadër të “Qeverisë së Unitetit”.

“Tash ne ide mund të kemi të gjithë, por që në situatën aktuale, absolutisht jo që nuk është zgjidhje, por është shkelje e vullnetit të qytetarëve për atë çfarë kanë votuar dhe çfarë kanë kërkuar nga Qeveria vetë. Nuk mundet tash që të vijnë ide, hajde tash të bëhemi të gjitha bashkë. Me të vërtetë. Edhe ata pyesim cilat ministri i do?! A i ka bërë ministritë, ai ka zgjedh? A i ka zgjedh titullarët e ministrive? Të jemi pak më seriozë me rrethanat në të cilat po ballafaqohemi”, është shprehur Kusari-Lila.  /teve1.info/

Haradinaj: Të formohet edhe një qeveri e unitetit në të cilën përfshihen të gjitha partitë

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gashi: S’ka besim mes LVV-së e LDK-së për president konsensual

Gashi: S’ka besim mes LVV-së e LDK-së për president konsensual

Politikani shqiptar në SHBA: Kosova ka nevojë për institucione stabile, Serbia e Republika Srpska lobojnë fuqishëm

Politikani shqiptar në SHBA: Kosova ka nevojë për institucione stabile, Serbia e Republika Srpska lobojnë fuqishëm

Shkodra thotë se është pritshme të ketë reagim qytetarë nëse nuk ka marrëveshje për presidentin

Shkodra thotë se është pritshme të ketë reagim qytetarë nëse nuk ka marrëveshje për presidentin

Vdes i dyshuari për vrasjen e bashkëshortes në Malishevë

“InfoNata” 27.08.2026

“InfoNata” 27.08.2026

Drita eliminohet nga Interi i Andorrës

Drita eliminohet nga Interi i Andorrës

Shkodra thotë se është pritshme të ketë reagim qytetarë nëse nuk ka marrëveshje për presidentin

Shkodra thotë se është pritshme të ketë reagim qytetarë nëse nuk ka marrëveshje për presidentin

Dimiq: Pinoku serb nuk do të mundet të jetë në Gazimestan për të përhapur mite se si Kosova është ende tokë e shenjtë serbe

Ligjvënësit amerikanë mesazh Vuçiqit:Lufto korrupsionin ose do të përballesh me sanksione

Vdes i dyshuari për vrasjen e bashkëshortes në Malishevë

Vdes i dyshuari për vrasjen e bashkëshortes në Malishevë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën