Juristja e të drejtës së medias, Flutura Kusari ka publikuar “recetën” sipas saj se si mund të kapet një transmetues publik nga partitë politike.
Duke bërë krahasime me situatën në RTK, ajo ka thënë se njëra prej mundësive është zvogëlimi i buxhetit.
“1. Zvogëloje buxhetin e tij – buxheti aktual është buxheti më i vogël që i është ndarë RTK-së në dhjetë vitet e fundit”, ka shkruar Kusari.
E mundësia tjetër sipas saj është kapja e drejtorit të televizionit që Kusari thotë se ka ndodhur me emërimin e Rilind Gërvallës drejtor.
“Dhe kështu, brenda orësh shkatërrohet një televizion i cili – përkundër sfidave të jashtëzakonshme – megjithatë ishte në rrugë të mbarë për t’u depolitizuar dhe reformuar”, ka shkruar Kusari.