TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kurti: Vrasja e vëllezërve Bytyqi është krim i Serbisë që ende nuk është zbardhur plotësisht

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Kurti: Vrasja e vëllezërve Bytyqi është krim i Serbisë që ende nuk është zbardhur plotësisht

Pas homazheve, kryeministri Kurti ka thënë se sakrifica, patriotizmi dhe humanizmi i vëllezërve Bytyqi është vlerë kombëtare mbi të cilën ndërtohet Republika e Kosovës, si shtet i pavarur dhe mbi të cilën përparon i mbarë kombi shqiptar.

Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte përpjekje e përbashkët e të gjithë shqiptarëve edhe në Ballkan edhe në mërgatë, e Batalioni “Atlantiku” është dëshmi për këtë, ka shtuar ai.

Vëllezërit Agron, Mehmet dhe Yll Bytyqi, të cilët ishin shtetas amerikanë, me prejardhje nga Kosova, janë vrarë në Serbi nga policia serbe në vitin 1999, menjëherë pas përfundimit të luftës në Kosovë. Trupat e tre vëllezërve u zbuluan në korrik të vitit 2001 në një varr masiv me shqiptarë të tjerë të vrarë.

Kryeministri Kurti ka thënë se vrasja e vëllezërve Bytyqi është krim i Serbisë që ende nuk është zbardhur plotësisht.

“Andaj edhe në raport me Serbinë, por edhe me faktorët ndërkombëtarë, ne vazhdimisht insistojmë dhe kërkojmë që urdhërdhënësit dhe ekzekutorët e drejtpërdrejtë të arrestohen, të gjykohen dhe të dënohen, në mënyrë që ata që sakrifikuan jetën për lirinë e popullit dhe çlirimin e vendit të prehen të qetë, ka theksuar ai.

Me rastin e nderimeve te varrezat për vëllezërit Bytyqi, kryeministri Kurti ka pasur një bashkëbisedim edhe me ish-pjesëtarë të Batalionit “Atlantiku”, pjesëtarë të së cilit ishin edhe vëllezërit Bytyqi.

Ky batalion përbëhej nga burra e gra të cilët në vitin 1999 erdhën nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ju bashkuan Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në luftën për çlirim nga regjimi i Serbisë.

Fjala e plotë e kryeministrit Kurti te varrezat e vëllezërve Bytyqi:

Vëllezërit Bytyqi janë bij të kombit tonë. Sakrifica, patriotizmi dhe humanizmi i tyre është vlerë kombëtare mbi të cilën ndërtohet Republika e Kosovës, si shtet i pavarur dhe mbi të cilën përparon i mbarë kombi shqiptar. Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte përpjekje e përbashkët e të gjithë shqiptarëve edhe në Ballkan edhe në mërgatë e Batalioni “Atlantiku” është dëshmi për këtë.

Por, Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte gjithashtu edhe sublimim i përpjekjeve njëshekullore të shqiptarëve për çlirim, për liri, për pavarësi e për bashkim. Duke i nderuar dëshmorët e kombit, duke i nderuar vëllezërit Bytyqi, ne ia kujtojmë dhe ia përkujtojmë vetes se sa i madh ishte çmimi i lirisë, e cila i ka rrënjët në gjakun e dëshmorëve.

Emri i vëllezërve Bytyqi nuk do të harrohet kurrë e as gjaku i tyre nuk do të shlyhet përjetë. Vrasja e tyre është krim i Serbisë që ende nuk është zbardhur plotësisht, andaj edhe në raport me Serbinë, por edhe me faktorët ndërkombëtarë, ne vazhdimisht insistojmë dhe kërkojmë që urdhërdhënësit dhe ekzekutorët e drejtpërdrejtë të arrestohen, të gjykohen dhe të dënohen, në mënyrë që ata që sakrifikuan jetën për lirinë e popullit dhe çlirimin e vendit të prehen të qetë.

Përveçse duhet të përparojë kombi ynë, edhe duhet të vihet deri në fund drejtësia për ta. Lavdi vëllezërve Bytyqi dhe të gjithë dëshmorëve e martirëve të kombit shqiptar.​

Tags: albin kurtivllezerit Bytyqi
ShareTweet

Postime të ngjashme

Beogradi e kushtëzon dialogun me Asociacionin, Kurti kërkon hapa konkretë nga Serbia

Beogradi e kushtëzon dialogun me Asociacionin, Kurti kërkon hapa konkretë nga Serbia

Andoni: Pres koalicion mes VV-së dhe PDK-së pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit

Rinumërimi i votave – Vetëm 29 për qind e vendvotimeve të planifikuara janë verifikuar deri tani

Suspendohen dy policë lidhur me pretendimet për rrahjen e një qytetari në veri

IPK: Pretendimet për keqtrajtim nga policia në Leposaviq rezultuan të rreme, iniciohet hetim penal ndaj ankuesit

Ngrihet aktakuzë për krime lufte ndaj gardianes në burgun e Lipjanit

Apple planifikon katër modele të reja iPhone për vitin 2026

Rahoveci 029 prezanton trajnerin e ri

Rahoveci 029 prezanton trajnerin e ri

Ngrihet aktakuzë për krime lufte ndaj gardianes në burgun e Lipjanit

Ngrihet aktakuzë për krime lufte ndaj gardianes në burgun e Lipjanit

Specialja ia vazhdon paraburgimin Veselit, Selimit dhe Krasniqit

Specialja ia vazhdon paraburgimin Veselit, Selimit dhe Krasniqit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën