TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Dibran Hoxha “i buzëqeshur” i kërkon Apelit “lirim ose rigjykim” për vrasjen e shtetasit shqiptar

Dibran Hoxha i njohur si “Kobra”, është paraqitur sot në Gjykatën e Apelit, për rastin e vrasjes së një shtetasi të Shqipërisë, në lokalin ku ai vet është pronat. Hoxha kërkoi nga Apeli lirim ose rigjykim. Mirëpo, kjo u kundërshtua nga prokuroria dhe nga pala e dëmtuar.

by Florijeta Dernjani
1 muaj ago
1 0
A A

Pak muaj më parë, u dënua me 24 vite burgim për vrasje të rëndë.

Por të hënën, Dibran Hoxha u pa në humor të mirë.

I njohur si “Kobra”, mori pjesë në seancën e Apelit.

Mbrojtja e tij po kundërshton vendimin e Themelores që e dënoi atë për vrasjen e një shtetasi të Shqipërsië dhe lëndimin e dy të tjerëve.

“Gjendja faktike e cila është keqinterpretu, keqadministru, keqkonstatu nga ana e Gjykatës së shkallës së parë. Sepse nëse shikohen edhe dëshmitë e dëshmitarëve këtu në shqyrtim gjyqësor, që të dyja që kanë qenë prezent aty thonë se personat nga Shqipëria i kanë rrahur krejt këta dhe ne Dibranin e kemi pa vetëm pas momentit kur kemi dalë nga zyra. Domethënë ato janë mshelë në zyre, nuk kanë guxu me dalë për shkak të dhunës që kanë ushtru personat”, ka thënë Latifaj.

Një kërkesë për kolegjin e apelit e pati edhe vet Dibran Hoxha.

“Nëse ka mundësi edhe me ma pru dëshmitarin policin që kur kanë kalu ata, i ka pa pasaportat. Policin e doganës së Shqipërisë me ma sjellë si dëshmitarë nëse ka mundësi”, u shpreh Hoxha.

Përpos “Kobrës”, Themelorja dënoi edhe katër të akuzuarit e tjerë.

Roland Susurin e dënoi me 7 vjet burgim, për çka mbrojtja e tij kërkoi  nga shkalla e dytë që i njëjti të lirohet nga dy prej tre akuzave që rëndojnë mbi të.

“I ka shqiptuar një dënim të rëndë dhe kërkojmë nga Gjykata e Apelit që të njëjtin ta lirojë nga dy veprat e para, manipulim të provave dhe mbajtje të paautorizuar të armëve. Kurse, eventualisht ta shpallë fajtor për veprën pjesëmarrje në rrahje, për të cilën edhe vet ai ka pranuar se është e vërtetë se në natën kritike ka ndodhur një rrahje, ku edhe ky ka marrë pjesë”, theksoj Salihu.

Tetorin e vitit të kaluar, Jesmir Badalli u dënua me 2 vjet burgim, kurse Arben Vezaj dhe Burim Mazreku secili me nga një vjet burgim.

“Vendimi është i mbështetur vetëm në deklaratat e të dëmtuarave, të cilat janë kontradiktore mes vete”, ka thënë Rakatati.

“Propozoj Gjykatës së Apelit që të mbrojturin tim, Arben Vezaj, ta liroj në mungesë provash”, ui shpreh Gjini

“Kjo çështje të kthehet në rigjykim dhe në rivendosje”, theksoj Gjini.

Kurse, prokuroria dhe përfaqësuesi i palës së dëmtuar, kërkuan dënim më të lartë për secilin prej të akuzuarve.

“Sipas Kodit Penal parashihen edhe rrethanat veçanërisht rënduese, që mund të shqiptohet dënim më i lartë. Dhe Gjykata e shkallës së parë, në këtë drejtim, siç duket nuk ka pasë vëmendje të shtuar nga provat dhe rrethanat që janë drejtuar në Gjykatën e shkallës së parë. Prandaj, ne paraqesim kërkesën që dënimi prej 24 vitesh të ndryshohet dhe të jetë më i lartë”, u shpreh Kastrati.

Sipas dosjes së prokurorisë, deri tek vrasja e shtetasit të Shqipërisë, kishte ardhur pas një përleshje në lokalin “Kobra City”, pasi të viktimat nuk kishin pranuar të paguanin faturën e lokalit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Bajrami për opozitën: Na rrëzuan edhe kësaj here – uroj që herën tjetër të kenë numra për Kuvend

Bajrami për opozitën: Na rrëzuan edhe kësaj here – uroj që herën tjetër të kenë numra për Kuvend

Bajrami: S’i ndalin halucinacionet – Abdixhiku u pajtua me Kurtin për shkarkimin e Agim Veliut

Bajrami: S’i ndalin halucinacionet – Abdixhiku u pajtua me Kurtin për shkarkimin e Agim Veliut

Bajrami: Në PDK nuk pyetet Hamza, por Sami Lushtaku, nuk propozuan emra për president nga frika se do t’ua votonim

Bajrami: Në PDK nuk pyetet Hamza, por Sami Lushtaku, nuk propozuan emra për president nga frika se do t’ua votonim

Sekuestrohen mbi 4 mijë euro false në Prishtinë, arrestohet një i dyshuar

Ekstradohet nga Norvegjia për në Kosovë i kërkuari me letër-rreshtim ndërkombëtar

Mehmeti: VLEN nuk do të funksionojë kurrë si një parti e vetme

Mehmeti: VLEN nuk do të funksionojë kurrë si një parti e vetme

Ronaldo arrin shifrën e 970 golave në karrierë

Ronaldo arrin shifrën e 970 golave në karrierë

Prishtina 01 triumfon në Kupën e Kosovës në futsall

Prishtina 01 triumfon në Kupën e Kosovës në futsall

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën