Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar Bedri Hamzën për zgjedhjen kryetar i PDK-së.
Kurti ka thënë se është i gatshëm për bashkëpunim korrekt, në përputhje me vullnetin qytetarëve.
“I shpreh urimet e mia z. Bedri Hamzës për zgjedhjen e tij në detyrën e kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës. Proceset zgjedhore brenda partisë, por edhe bashkëpunimi i ndërsjelltë i spektrit të gjerë politik, çdo herë në të mirë të interesit publik, janë parime themelore për funksionimin dhe avancimin e shtetit tonë. Nga ana ime, do të vazhdoj angazhimin për bashkëpunim korrekt, në përputhje me vullnetin e qytetarëve, dhe me përgjegjësitë që na i kërkon shërbimi ndaj Republikës”, ka shkruar Kurti.
Hamza pasi mori postin e kryetarit të PDK-së, u pyet nëse ka vija të kuqe për bashkëpunim me Lëvizjen Vetëvendosje.
Ai tha se nuk përjashton bashkëpunimin me asnjë parti politike për të mirën e vendit, siç u shpreh brenda rregullave të demokracisë.
Hamza shprehet i gatshëm për bashkëpunim me partitë politike “brenda rregullave të demokracisë”







