TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kurti u premton mbështetje inspektorëve të arsimit

by tëvë1
1 vit ago
1
A A
Kurti u premton mbështetje inspektorëve të arsimit

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në hapjen e punëtorisë me të gjithë inspektorët e arsimit me temë “Praktikat e mira për inspektim efektiv”, organizuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.

Në fjalën hyrëse, Kurti tha se është kënaqësi të jetë në mesin e profesionistëve që mbikëqyrin cilësinë e arsimit tonë, që ruajnë standardin dhe ndihmojnë përmirësimin e mëtejmë, për të vlerësuar përpjekjet për ngritjen e cilësisë në arsim, edhe për të rikonfirmuar që arsimimi dhe edukimi i brezave të rinj është prioritet qeveritar e shtetëror i yni.

Ai ka kujtuar se për një periudhë të gjatë kohore, Inspektorati i Arsimit ka funksionuar me vetëm 25 inspektorë, numër ky siç tha kryeministri, nuk përkon as afër me numrin e institucioneve arsimore, kopshteve e çerdheve.

“Megjithëkëtë, edhe përballë këtij realiteti sfidues, me përkushtim, ju keni mbajtur funksionimin e një prej mekanizmave më të rëndësishëm të sistemit arsimor. E për këtë, ju shpreh vlerësimin dhe mirënjohjen time, të gjithëve, secilës e secilit”, tha ai, duke shtuar se përpjekjet e Qeverisë dhe  Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit për forcimin e kapaciteteve të inspektoratit arsimor nuk janë ndalur asnjëherë. Si rezultat i këtij angazhimi, ai theksoi se kemi pranuar 22 inspektorë të rinj që do t’i japin sistemit tonë arsimor më shumë mbështetje dhe prani në terren.

Kurti duke theksuar rolin e inspektorëve ka premtuar mbështetje për ta.

“E dimë mirë se inspektimi nuk është detyrë e lehtë. Kërkon profesionalizëm, ndershmëri dhe përgjegjësi. Por, në këtë mision fisnik, ju nuk jeni vetëm. Qeveria do të vazhdojë të mbështesë me trajnime cilësore, me përmirësim të kushteve të punës dhe me vlerësimin që e meritoni. Sistemi arsimor dhe përparimi në arsim varet shumë prej institucionit tuaj që ju e përbëni. Sikur cilësia e mësimnxënies ashtu edhe efikasiteti i mësimdhënies varen në masë të konsiderueshme prej punës dhe prej angazhimit tuaj. Por, do të shkojë edhe një hap më tej. Kureshtja për dijen, pasioni për shkencat dhe artet, lulëzimi i këtyre, po ashtu varet nga puna juaj, nga puna jonë e përbashkët”, tha Kurti.

Më tej, kryeministri tha se gjatë këtyre viteve kemi investuar në mënyrë të vazhdueshme dhe strategjike në sektorin e arsimit, në ndërtimin dhe renovimin e shkollave dhe çerdheve, në pajisjen e tyre me infrastrukturë moderne dhe në zhvillimin profesional të mësimdhënësve, duke krijuar kështu kushte më të mira, që shkollat të ofrojnë cilësi, përgatitje të lartë dhe mirëqenie për çdo nxënës.

“Të gjitha këto investime janë edhe në favor të punës suaj si Inspektorat i Arsimit. Sa më i fortë të jetë themeli i sistemit arsimor, aq më e lehtë bëhet puna e inspektimit dhe aq më pak ndërhyrje do të jenë të nevojshme. Kur standardet ngrihen dhe kushtet përmirësohen, kontrolli shndërrohet në partneritet dhe mbikëqyrja bëhet garanci si për cilësi ashtu edhe për efikasitet”, tha ai.

Duke nënvizuar se inspektimi nuk është detyrë e lehtë, por një mision fisnik që kërkon profesionalizëm, ndershmëri dhe përgjegjësi, kryeministri theksoi mbështetjen e Qeverisë me trajnime cilësore, me përmirësim të kushteve të punës dhe me vlerësimin që e meritoni.

Ministrja në detyrë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, tha se është ofruar mbështetje e plotë në realizimin e misionit dhe synimit të përbashkët për përmirësimin e cilësisë në arsim, meqenëse Inspektorati i Arsimit është shtylla kryesore e zbatimit të politikave arsimore dhe garantuesi i respektimit të standardeve në institucionet tona arsimore.

“E konsiderojmë si arritje shumë të rëndësishme rritjen e numrit të inspektorëve në gjithë sektorët e Inspektoratit të Arsimit në Republikën e Kosovës. Nga 25 inspektorë sa ishin gjithsej në Republikën e Kosovës, tani pothuajse kemi arritur ta dyfishojmë atë numër, duke arritur në 47 dhe si Qeveri kemi ndarë buxhetin dhe kemi bërë planifikimet për punësimin edhe të 20 inspektorëve të rinj”, tha ministrja Nagavci.

 

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Iniciohet kërkesa për shkarkimin e kryetares së Komisionit të Autoritetit të Konkurrencës

Iniciohet kërkesa për shkarkimin e kryetares së Komisionit të Autoritetit të Konkurrencës

Kosova merr pjesë në Konferencën e Frankofonisë në Kamboxhia, përfaqësohet nga Konjufca

Kosova merr pjesë në Konferencën e Frankofonisë në Kamboxhia, përfaqësohet nga Konjufca

Mungesë barnash në Mjekimin Intensiv, Uka: Janë të domosdoshme për shpëtimin e jetëve

Mungesë barnash në Mjekimin Intensiv, Uka: Janë të domosdoshme për shpëtimin e jetëve

Ndeshja Kosovë-Izrael, policia me plan operativ: Gjatë lëvizjes së eskortës do të ketë ndërprerje trafiku

Ndeshja Kosovë-Izrael, policia me plan operativ: Gjatë lëvizjes së eskortës do të ketë ndërprerje trafiku

Akil Gjakova me start të furishëm në Grand Prix të Zagrebit

Akil Gjakova me start të furishëm në Grand Prix të Zagrebit

Rama shkarkon Veliajn nga drejtimi politik i Tiranës

Rama shkarkon Veliajn nga drejtimi politik i Tiranës

Iniciohet kërkesa për shkarkimin e kryetares së Komisionit të Autoritetit të Konkurrencës

Iniciohet kërkesa për shkarkimin e kryetares së Komisionit të Autoritetit të Konkurrencës

Microsoft ngadalëson qëllimshëm Windows

Microsoft njofton se produktet dhe shërbimet për konsumatorët janë rikthyer plotësisht në funksion

Kosova – Izraeli, ende nuk është caktuar vendi ku do të luhet ndeshja

Përbërja e mundshme e Kosovës ndaj Izraelit, pak ndryshime nga Foda

Trump do të diskutojë për Iranin dhe armët bërthamore me Putinin dhe Xinë në një samit historik

Trump do të diskutojë për Iranin dhe armët bërthamore me Putinin dhe Xinë në një samit historik

Foda lë jashtë listës Erblin Osmanin, Enis Rexhepin dhe Valmir Matoshin

Foda lë jashtë listës Erblin Osmanin, Enis Rexhepin dhe Valmir Matoshin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën