TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kurti takoi kongresistin Bill Keating, vlerëson kontributin e madh të SHBA-së për ngritjen e kapaciteteve të FSK-së

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Kurti takoi kongresistin Bill Keating, vlerëson kontributin e madh të SHBA-së për ngritjen e kapaciteteve të FSK-së

Kryeministri Albin Kurti ka takuar kongresistin Bill Keating, i cili është anëtar i Komitetit për Punë të Jashtme në Kongresin amerikan dhe i Komitetit për Shërbimin e Armatosur, të cilin e ka falënderuar për kontributin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Kosovën në të gjitha periudhat e shtet-ndërtimit.

Duke folur për të arriturat njëvjeçare të Qeverisë, kryeministri Kurti ka theksuar reformat në fushën e sundimit të ligjit, angazhimin e pa kompromis kundër krimit dhe korrupsionit, që kanë ndikuar në ngritjen për 17 vende të pozitës së Kosovës në indeksin global të Transparency International, rritjen dyshifrore ekonomike, rritjen e të hyrave doganore dhe të investimeve të huaja direkte.

Ndër prioritetet e Qeverisë, kryeministri ka theksuar rritjen e përkrahjes dhe të buxhetit për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Përkrahja e Forcës së Sigurisë, sipas kryeministrit, është e domosdoshme në mënyrë që vendi ynë të ketë ushtri të mirëtrajnuar e të pajisur sipas standardeve të ushtrive moderne të vendeve të NATO-s, të jetë e gatshme për mbrojtjen e vendit dhe kontribut-dhënëse për paqen, sigurinë dhe stabilitetin global.

“Vitin e kaluar kishim 330 ushtarë të ushtrisë sonë që morën pjesë në Defender Europe 21, që ishte ndërmarrja më e madhe ushtarake e NATO-s në Evropë, ndërsa FSK-ja u bë pjesë e misionit paqeruajtës të ushtrisë amerikane në Kuvajt”, tha kryeministri Kurti.

Ai e vlerësoi kontributin e madh të SHBA-së për ngritjen e kapaciteteve të FSK-së dhe shprehu përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për forcimin e mëtejmë të partneritetit strategjik dhe të bashkëpunimit me ShBA-në, si miku dhe aleati më i madh i shtetit dhe popullit të Kosovës./kp

Tags: albin kurtiBill Keating
ShareTweet

Postime të ngjashme

Nis intervistimi i kryesuesve të QKN-ve në Mitrovicë

Nis intervistimi i kryesuesve të QKN-ve në Mitrovicë

Kosova jashtë FARA-s amerikane për gati dy vjet

Kosova jashtë FARA-s amerikane për gati dy vjet

Bajqinovci: LVV-ja është fituese e zgjedhjeve lokale, opozita ka humbur terren

​Zgjedhja e presidentit, Bajqinovci kërkon mirëkuptim nga opozita për ta shmangur krizën

Një person sulmon policin, dy të tjerë i pengojnë në kryerje të detyrës, arrestohen

Pesë persona arrestohen për tentim vjedhje në Kaçanik

Nis intervistimi i kryesuesve të QKN-ve në Mitrovicë

Nis intervistimi i kryesuesve të QKN-ve në Mitrovicë

Izraeli rihap pjesërisht kalimin e Rafahut mes Gazës dhe Egjiptit

Izraeli rihap pjesërisht kalimin e Rafahut mes Gazës dhe Egjiptit

Kosova jashtë FARA-s amerikane për gati dy vjet

Kosova jashtë FARA-s amerikane për gati dy vjet

​Vrapuesi adoleshent vendos rekord të ri për kilometrin më të shpejtë nga një atlet i ri

​Vrapuesi adoleshent vendos rekord të ri për kilometrin më të shpejtë nga një atlet i ri

​Besimi i kampionit mesdhetar, Bogujevci: Kosova e përballon sfidën e Lojërave Mesdhetare

​Besimi i kampionit mesdhetar, Bogujevci: Kosova e përballon sfidën e Lojërave Mesdhetare

Bajqinovci: LVV-ja është fituese e zgjedhjeve lokale, opozita ka humbur terren

​Zgjedhja e presidentit, Bajqinovci kërkon mirëkuptim nga opozita për ta shmangur krizën

Afër 200 shtëpi të dëmtuara nga një mini-tornado në Francë

Afër 200 shtëpi të dëmtuara nga një mini-tornado në Francë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën